Rezultati i saktë e analizave varet në një masë të madhe nga zbatimi i këtyre kushteve
Para se të bëni analizat e urinës duhet të bëni këto gjëra, gjysma e përgjigjes varet nga to
Nëse keni shqetësime si djegiet gjatë dhe pas urinimit, urinimi i shpeshtë, ngjyra e turbullt, aroma e pakëndshme etj., me shumë gjasa jeni prekur nga një infeksion urinar dhe ajo që bëni shpesh është t’i drejtoheni laboratorit më të afërt me shtëpinë me një mostër urine për ta analizuar.
Por shumë njerëz gabojnë në kushtet e marrjes së kësaj mostre dhe rrjedhimisht rezultatet e analizave dalin të gabuara.
Sipas mjekëve laborantë, ka disa kushte specifike të cilat duhet të përmbushim para se të marrim një mostër urine dhe nga zbatimi me përpikëri i këtyre kushteve varet gjysma e përgjigjes së analizave.
Le të lexojmë më poshtë cilat janë ato:
Së pari, duhet të blejmë në farmaci një gotë të veçantë për analiza urine dhe ta hapim atë vetëm në momentin që do ta përdorim. Pasi e kemi mbushur pak më shumë se gjysma me urinë, e mbyllim menjëherë.
Së dyti, urina që merret për analiza, duhet të jetë urina e parë e mëngjesit. Duhet të jemi esëll dhe nuk duhet të kemi pirë lëngje. Pra, nuk ka vlerë të shkoni në laborator në mesditë. Sa do të harxhoni paratë kot.
Së treti, para se të urinojmë, duhet të lajmë dhe fshijmë pjesët intime në mënyrë që në urinë të mos kemi mbetje të sekrecioneve të organeve gjenitale.
Së katërti, duhet të marrim pjesën e mesit të urinës për analiza. Pra, pjesën e parë të urinës e nxjerrim jashtë, pasi ajo përmban edhe urinën që ka mbetur në tuba ashtu siç mbetet uji në tubat e çezmës, pjesën e mesit e hedhim në gotën që do të çojmë në analiza, kurse pjesën e fundit të urinës e nxjerrim përsëri jashtë pasi merr me vete edhe precipitatet e mbetura në vezike.
Dhe së fundi, urina e mëngjesit duhet çuar brenda një ore në laborator. Nuk mund të urinoni në orën 7.00 dhe ta çoni mostrën tuaj të urinës në laborator në orën 10.00.
Siç thamë edhe më sipër, përgjigja e saktë e analizave varet në një masë të madhe nga zbatimi i këtyre kushteve. Nëse laborantët ua pranojnë mostrën e urinës pa iu pyetur nëse i keni zbatuar këto kushte, thjesht po ju marrin paratë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë