LAJMI I FUNDIT:

Shefi i ushtrisë kroate për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Shefi i ushtrisë kroate për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Për vizitë treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej sot do të qëndrojë delegacion i lartë i forcave të armatosura (FA) të Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë kroate, gjenerali Mirko Shundov.

Gjenerali Shundov në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë do të ketë takim me nikoqirin e tij, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurqinovski dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjenerali Shundov do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Temat kryesore të takimit do të jenë avancimi i bashkëpunimit dypalësh ushtarak, transformimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare për mbështetje të paqes.

Delegacioni i FA të Republikës së Kroacisë, pritet ta vizitojë edhe një pjesë të komandove dhe njësitet e Armatës, ku do të njoftohet me misionin e tyre, detyrat dhe trajnimet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori