LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosjes i bashkohet Daut Dauti

Vetëvendosjes i bashkohet Daut Dauti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se partisë së tij i është bashkuar Daut Dauti.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Kurti ka numëruar disa nga sukseset e Daut Dautit.


Gjithashtu, ai ka thënë se me aderimin i Dautit në VV, thellohet dija e zgjohen njohuritë.

“Daut Dauti nga sot është zyrtarisht anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ai ka doktoruar në shkollën e cila gëzon reputacion të lartë për studime të historisë, në Universitetin e Leedsit (University of Leeds) në temën: “Britain, the Albanian Question and the Demise of the Ottoman Empire 1876 – 1914″ (Britania, çështja shqiptare dhe rënia e Perandorisë Otomane 1876-1914). Studimet e magjistraturës i ka kryer në West London University (ish Thames Valley University) ku ka studiuar Bashkimin Evropian, kurse Fakultetin Juridik e ka përfunduar në Prishtinë”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton Telegrafi.

Kurti ka thënë se, Daut Dauti me shkrimet në shtypin britanik dhe paraqitjet në mediat (televizionet dhe radiot) britanike është i njohur për debatet që për temë kanë Kosovën dhe Ballkanin.

“Me paraqitjet e tija publike dhe botimet e ndryshme konsiderohet edhe si njohës i politikës së jashtme britanike ndaj Ballkanit, e kryesisht ndaj hapësirës shqiptare. Me Daut Dautin në Lëvizje na thellohet dija e na zgjerohen njohuritë, përveçse i përforcojmë përparësitë tona ideore e programore”, vijon shkrimi i Kurtit.

Vetëvendosjes gjatë këtyre ditëve i janë bashkuara edhe disa personalitete tjera të njohura./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori