Të ardhurat neto nga eksporti i naftës të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) u rritën vit pas viti me 32 për qind në vitin 2018.
Sipas të dhënave të Administratës Amerikane të Informacionit të Energjisë, të ardhurat nga eksporti i naftës të 14 vendeve anëtare të organizatës arritën në 711 miliardë dollarë në vitin 2018 nga 538 miliardë dollarë në vitin 2017, duke shënuar një rritje prej 32 për qind.
Anëtarët e kartelit iu përmbajtën shkurtimit të prodhimit në vitin 2018 për të balancuar ofertën dhe kërkesën në tregun botëror të naftës, e cila çoi në rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar. Megjithëse, prodhimi i OPEC-it u zvogëlua vit pas viti, strategjia e tyre doli e suksesshme dhe çmimet e naftës u rritën në vitin 2018, në krahasim me vitin 2017 duke rezultuar në rritje të të ardhurave nga eksporti i naftës.
Ndërsa, marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar Brent mesatarisht e cila ishte 54 dollarë për fuçi në vitin 2017 u rrit me 31 për qind me një mesatare prej 71 dollarë për fuçi në vitin 2018. Marka amerikane West Texas Intermediate u rrit me 27 për qind me një mesatare prej 65 dollarë për fuçi në vitin 2018, kjo qëndronte me një mesatare prej 51 dollarë për fuçi në vitin 2017, sipas të dhënave të EIA-së.
Bazuar në burimet dytësore të të dhënave nga Raporti Mujor i Tregut të Naftës së OPEC-ut për muajin gusht 2019, prodhimi i përgjithshëm i OPEC-ut mesatarisht ishte 32.01 milionë fuçi në ditë në vitin 2017, por kjo sasi shënoi rënie të ulët me 15 mijë fuçi në ditë me një mesatare prej 31.86 milionë fuçi ditë në vitin 2018. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Zbritje deri 20% për regjistrimet deri me 15 shkurt në Shkollën Finlandeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze