LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka ndonjë dëshmi se pilulat kontraceptive ju bëjnë të shtoni peshë

Nuk ka ndonjë dëshmi se pilulat kontraceptive ju bëjnë të shtoni peshë

Me të vërtetë se ka shumë mite rreth pilulave kontraceptive.

Nuk ka shumë muaj prej se është konfirmuar se faktikisht nuk keni nevojë të bëni pushim shtatë-ditorë kur jeni duke përdorur pilula, transmeton Telegrafi.

Por, një prej miteve më të mëdha rreth këtyre pilulave është se ju bëjnë të shtoni peshë.


Ju mund ta keni dëgjuar këtë pohim nga miqtë ose edhe nga doktorët – e që të gjithë thonë se kjo ka të bëjë me “hormone”.

Megjithatë, ekspertët shëndetësorë tani pohojnë se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se nuk ka ndonjë dëshmi se pilulat kontraceptive e shkaktojnë shtimin e peshës.

Ekspertët thonë se femrat kanë tendenca të shtojnë peshë përgjatë kohës – pavarësisht se a e përdorin ndonjë metodë kontraceptive. Kjo nënkupton se nuk keni nevojë ta shmangni përdorimin e pilulave kontraceptive për këtë arsye.

Vlen të ceket se, përderisa pilulat mund të mos shkaktojnë shtim të peshës, ato kanë një rrezik shumë të ulët të efekteve anësore, siç është mpiksja e gjakut dhe kanceri në zverk. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Këtu keni gjithçka që duhet të dini për niacinamidin - vitamina që e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë

Këtu keni gjithçka që duhet të dini për niacinamidin - vitamina që e bën lëkurën tuaj të shkëlqejë

Këshilla Estetike
Fendi në Javën e Modës në Milano: Mbizotëron luksi delikat që shkon në hap me kohën

Fendi në Javën e Modës në Milano: Mbizotëron luksi delikat që shkon në hap me kohën

Moda
Sophia Loren së shpejti 90 vjeç:

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: "Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot"

Psikoprofil
A e dini se hurmet e freskëta janë një thesar natyror për shëndetin tuaj?

A e dini se hurmet e freskëta janë një thesar natyror për shëndetin tuaj?

Ushqim i shëndetshëm
A është fëmija juaj i bezdisshëm me ushqimin? Prindërit nuk kanë faj

A është fëmija juaj i bezdisshëm me ushqimin? Prindërit nuk kanë faj

Prindër dhe fëmijë
Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Këshillë e pediatrit: Si të pastrohet hunda e mbyllur te bebet?

Kalo në kategori