LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq këmbëngul: Dialogu vetëm pas heqjes së taksës

Vuçiq këmbëngul: Dialogu vetëm pas heqjes së taksës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot në Beograd me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian David McAllister.

Vuçiq theksoi se Serbia mbështet në mënyrë të vendosur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën, por se bisedimet mund të rinisin vetëm pas heqjes së taksave.

Ndërsa David McAllister ka kërkuar sot në Beograd heqjen e taksave nga Prishtina zyrtare për të mundësuar vazhdimin e dialogut.


Ai gjatë një konference për media pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se BE-ja është e gatshme të ndihmojë sa më shpejt rifillimin e procesit të dialogut në Bruksel.

McAllister përkujtoi se nuk ka pasur reaksione të Prishtinës ndaj deklaratës së vendeve të Quintit dhe shtoi se duhet pritur epilogun e zgjedhjeve parlamentare në Kosovës.

I pyetur nga mediat nëse Evropa kishte argumentin shtesë që i kërkonte Prishtinës heqjen e taksës ose t’i linte këtë gjë SHBA-së, McAllister tha se evropianët ishin po aq të përfshirë sa edhe amerikanët, dhe në të njëjtën mënyrë ata u bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që të pezullojnë vendimin.

“Deklarata e fundit nga shtetet e Quintit është e qartë. SHBA dhe shtetet e BE-së kanë thënë të njëjtën gjë. Shpresoj që njerëzit përgjegjës në Prishtinë do t’i kushtojnë vëmendje këshillave dhe kërkesave nga ana jonë”, tha McAllister. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori