Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka bërë të ditur se është dorëhequr nga Nisma Socialdemokrate. Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi të gjatë në Facebook.
“Shteti i xhepave partiakë bëhet e keqja e përgjithshme dhe e mban në këmbë autokracinë partiake! Të tilla shkarje mjerisht sot janë ethet e frikshme të mentalitetit (mykur në praktikat e lindjes), ku edhe ne kemi hisen tonë në prodhimin jo vetëm të mendësisë, por edhe e të së keqes!
Kjo e bënë të lëngoj shoqërinë, e fyen socialdemokracinë si vlerë konkuruese për univerzalen e gjykimit njerzor!
Në të tillë rrethanë unë dorëhiqem nga të qenit pjesë e NISMËS SOCIALDEMOKRATE edhe pse thellë në mua jetojnë parimet e socialdemokracisë dhe aspirata për ndërtimin e shoqërisë mbi themele ku shpërndarja e barabartë e mundësive dhe të mirave dhe bëhen edhe garanca e mirëqenies dhe qëndrueshmërisë së po vet shoqërisë!
Ideale të tilla jetojnë në sinkron me jetën njerëzorë dhe akoma nuk ia kanë arritur të bëhen vetëdija e gjithmbarshme e njerizimit, por kjo nuk duhet të na pengoj e të na ndalë në përpjekjen tonë”, ka shkruar Bytyqi.
Postimi i plotë:
Miq të nderuar, opinion vendor, bashkëpartiakë e bashkëpunëorë, ju miq ndërkombëtarë, rrugëtimit funksional të qeverisë Haradinaj ku unë mbajta përgjegjësitë e drejtimit të dikasterit të arsimit (emëruar nga ish rreshtimi im politik NISMA SOCIALDEMOKRATE), i kanë mbetur edhe pak ditë, meqë kryeministri Haradinaj dha dorëheqjen në praktikën e tij për ta çuar para drejtësisë personin e çlirimtarin Ramush dhe jo Kryeministrin e Kosovës, për çka ai ka respektin tim dhe opinionit mbarë!
Dikasteri i arsimit si arteria kryesore e ndërtimit të një shoqërie kërkon më shumë ndershmëri nga politika dhe më shumë përkushtim nga profesionistët! Këtë bashkërenditje jam munduar ta bëjë klimë pune për kohët që drejtova dikasterin me përgjegjësi ministri dhe po vazhdoj me autoritetin në detyrë që na ka mbetur nën statusin e qeverisë së dorëhequr.
Sfidat e thirrjes instutucionale që rezultojnë nga përgjegjësia drejtuese ishin dhe mbeten të shumta!
Asgjë nuk mund të ndreqet me një të rënë lapsi, aq më pak, kur duart partiake shohin kapjen e institucioneve siguri përqendrimi, hapsirë rritjeje pushteti e hiseje elektorale!
Vlerat e një institucioni rriten e dëmtohen në secilin e nga secili segment i tij, dhe kur ato nuk kanë harmoni hierarkie dhe substancë përmbushjeje prodhojnë deformitete jo funksionaliteti e letargji institucioni! Gjendje të tilla bëhen parajsë kapjesh e vesesh!
Autonomia vepruese në ndërtimin e politikave arsimore duhet të mbetet vetëm e ekspertizës profesionale! Nga profesionistë e politikanë me ndërgjegje patriotike bëhet gjëja e duhur në këtë fushë dhe politika mban duart larg cytjeve deformuese. Te ne mjerisht në kokat e ndonjë njeriu të politikës akoma nuk ka verëdije të tillë! Kjo ka lėnë shumë plagë në besimin tim se duhej të vazhdoja ta bëja Ministrin!
Lënja e mandatit rrugës në bindjen time do ishte gabimi që mund t‘ia bëja arsimit! Rrethanat mund të prodhonin shkarje!
Autokracia partiake te ne provon dhe ia arrijnë ku e ku ta bëjë jo vetëm politiken e hises koalicioniste, por edhe secilën detyrë të asaj hiseje veq e veq deri në përmasën që deformon secilën lindje iniciative a vazhdimësie dhe gjithçka sheh e provon ta përdorë si aset përfitimi a kapjeje!
Sfidat e një drejtuesi të dikasterit krahas ndërtimit të vlerave tashmë bëhen edhe ato të ruajtjes së proceseve nga kapja që në thelb janë veçse deformitete, në pellgun moçalik të të cilave mbytet ëndrra e brezave! Kjo përlind mospajtimet e pariparueshme! Moralja dhe amoralja në të tillë rrethanë pikë-ndarjen e ngrejnë në detyrë!
Shteti i xhepave partiakë bëhet e keqja e përgjithshme dhe e mban në këmbë autokracinë partiake! Të tilla shkarje mjerisht sot janë ethet e frikshme të mentalitetit (mykur në praktikat e lindjes), ku edhe ne kemi hisen tonë në prodhimin jo vetëm të mendësisë, por edhe e të së keqes!
Kjo e bënë të lëngoj shoqërinë, e fyen socialdemokracinë si vlerë konkuruese për univerzalen e gjykimit njerzor!
Në të tillë rrethanë unë dorëhiqem nga të qenit pjesë e NISMËS SOCIALDEMOKRATE edhe pse thellë në mua jetojnë parimet e socialdemokracisë dhe aspirata për ndërtimin e shoqërisë mbi themele ku shpërndarja e barabartë e mundësive dhe të mirave dhe bëhen edhe garanca e mirëqenies dhe qëndrueshmërisë së po vet shoqërisë!
Ideale të tilla jetojnë në sinkron me jetën njerëzorë dhe akoma nuk ia kanë arritur të bëhen vetëdija e gjithmbarshme e njerizimit, por kjo nuk duhet të na pengoj e të na ndalë në përpjekjen tonë!
Meqë, socializmi i njeriut ngritët në themele moraliste e vetpërgjegjësie, në identitetin njerëzor „Vetëdijen“, unë nuk e shoh të udhës të vazhdoj atje ku duhet ta bëjë bashkëspartanin me gjithë ata që çdo ditë duhet ta mbrojnë partinë nga gabimtaret e brendshëm!
Ndoshta pritshmërit e mia ishin dhe mbetën paksa utopike për stadin e ndërtimit të partisë dhe petkun real që ajo shpërfaqte në funksionimin e brendshëm edhe pse është nder e mësim kur ke rastin të dëgjosh ligjërimin qoftë edhe në një bisedë të thjeshtë të bacës Jakup! Por, çe do pranvera do shumë lule!
Të shumtë do jenë që do e tumirin dorëheqjen time dhe po ashtu të shumtë do jenë që do ngatërrohen në hilen se unë nuk erdha ta bëja ministrin e arsimit nga pesha reale brenda partiake, por nga koniunktura në hirin e një shkolle të cilën e trashëgon tashmë ish kryetari i partisë ku militoja deri sot. Dua t‘i kënaq edhe ata në të drejtën e tyre, por do ua rikujtoj se partia ishte në një deficit pas ikjes së kalibrave të mëdhenj si Xhevat Bislimi, Bajram Ajeti, izet Ibrahimi dhe mos bashkimit të heshtur të shumtëve, të cilët i ndaloi ky largim i atyre që konsideroheshin bashkëshpatullat e ndërtimit të partisë! gjendja e tillë prodhoi realitetet e reja dhe brezi ynë erdhi në shprehje!
Koniunktura ku unë u prodhova ministër me pafajësinë time fatmirësisht nuk u bë as petku as burgu im! Kjo ma bëri shtegun që kisha përpara një dhiare herë herë edhe pa krye. Falë proceseve dhe peshës së tyre, balancës që impononin baca Jakup e Sekretari Sherifi në parti, korrektësia e pashoqe e kryeministrit dhe veçanërisht miqve amerikanë e evropian ne mundëm të mos ndaleshim, por edhe të mirëkuptoheshim për situatat që na krijoheshin për gjatë një pune voluminoze që imponon arsimi ynë!
Dy gjëra më kishin bashkuar në fillet e rrugëtimit tim politik me NISMËN: bindja socialdemokrate që jeton në personin tim dhe vrazhdësia e efektit ndarës të PDK-së ku njeriu që unë respektoj më shumë nga gjithë tjerët në skenën tonë politike e të zhvillimeve Jakup Krasniqi ishte vënë padrejtësisht edhe në goditje opinionesh si produkt i aferës së përgjimeve!
E majta që jeton në mua po aq sa ishte bindja ime tashmë është bërë edhe rrugëtimi im angazhues!
Uroj që, në një të ardhme të afërme pas një katarsisi të brendshëm, i cili do ta vetëdijesonte të majtën tonë, të ndërtohet kulmi i përbashkët mbi themele parimesh të majta, me çka socialdemokracia do bëhej avangarda e ndërtimit të shoqërisë dhe vlerave tona!
Faleminderit! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
VLEN: Behixhudin Shehapi dhe BDI për 20 vite e shndërruan Jeni Xhaminë në muze
Siljanovska-Davkova: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje