A shkakton dhimbje mbushja e buzëve dhe si të largohen aknet përgjithmonë – të gjitha na i tregon Simoneta Bajrami
Lëkura e përsosur, por edhe një pamje e bukur fizike padyshim se janë diçka të cilat çdo person dëshiron t’i ketë.
Megjithatë, shpeshherë femrat nuk janë të kënaqura me lëkurën e tyre për shkak të problemeve të ndryshme, shkruan Telegrafi.
Simoneta Bajrami, e cila ka kryer universitetin për bio-kimi në Prishtinë, Akademinë e Mjekësisë së Estetikës së Avancuar në Tiranë dhe shumë trajnime tjera në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, etj., është specializuar enkas për mjekësinë estetike, ku përfshihen ndërhyrjet si trajtimi i akneve, shenjave të lëkurës, ‘filler-ëve’ , botoksit, mezoterapisë, injektimin e plazmës për flokë, etj.
Ekspertizën e fituar përmes shkollimit dhe trajnimeve, ajo e aplikon në klinikën e saj estetike “DermoBy Sineta”, ku përveç mjekësisë estetike, në klinikë ofrohen edhe shërbime të sektorit kozmetiko-estetik (siç është grimi, rregullimi i thonjve, i qerpikëve, flokëve, etj.)
Si i trajton Simoneta problemet e akneve?
Ajo tregon se problemi i akneve është mjaft i zakonshëm dhe ndikon shumë në vetëbesimin e femrave. Sa i përket zgjidhjes së këtij problemi, ajo tregon se fillimisht gjendet shkaktari i paraqitjes së tyre përmes një pasqyre të kompletuar të gjakut, përmes analizave të baktereve në lukth, gjëndrave tiroide, etj.
Pas marrjes së rezultateve të analizave, caktohet edhe mënyra e trajtimit të akneve.
“Metoda më efektive për aknet janë acidet. Ne i përdorim tri lloje të acideve: salicilik, glikolik, mandelik. Periudha e shërimit është 3-6 muaj, por që kryesisht varet nga ajo se sa të thella janë aknet”, tregon Simoneta.
Sa i përket fryrjes së buzëve, a ka interesim kjo procedurë në vendin tonë?
“Interesimi i vajzave dhe i grave për t’i mbushur buzët është jashtëzakonisht i madh – e sidomos për konturimin e tyre dhe për volume natyrale. Në fakt, moshat më të reja interesohen më shumë për konturen, ndërkaq ato mbi 25 vjeç janë më të interesuara për volum”, tregon Simoneta.
Si bëhet mbushja e buzëve dhe a shkaktojnë dhimbje procedurat?
Për mbushjen e buzëve ekzistojnë dy teknika. E para është me injektimin e gjilpërës – e cila ka pak dhimbje si procedurë, pavarësisht se përdoret edhe anestezion lokal.
Ndërkaq teknika e dytë është ajo me Hyaluron Pen, e cila nuk ka dhimbje dhe së fundmi po preferohet shumë.
Simoneta gjithashtu ka treguar se mirëmbajtja e lëkurës është esenciale që të parandalohen problemet e ndryshme, por edhe të ngadalësohet procesi i plakjes së fytyrës, duke shtuar se tretmanet janë efikase, në veçanti për femrat mbi 30 vjeç të cilat duan trajtime kundër plakjes, kundër pigmentimit, etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'