LAJMI I FUNDIT:

Nicole Scherzinger tregon sekretin e linjave trupore

Nicole Scherzinger tregon sekretin e linjave trupore
Nicole Scherzinger/Foto: Instagram

Ajo është parë në studio të ndryshme të fitnesit në Sidnei, që nga fillimi i xhirimeve të “Australia’s Got Talent”.

Dhe Nicole Scherzinger, e cila është pjesë e jurisë në talent show, ka treguar se si kujdeset për format trupore vetëm me anë të një pjate, gjatë një interviste me DailyMail Australia këtë javë.


41-vjeçarja tha se ajo nuk është ‘aq e rreptë’ në ushqim sa do të mendonit dhe është një ‘besimtare e fortë e gjithçkaje’.

Nicole Scherzinger/Foto: Instagram

Nicole ka një vakt të përzemërt të proteinave dhe karbohidrateve për mëngjes, e ndjekur më pas nga një drekë më e vogël.

‘Mëngjesi im i preferuar është vezët me avokado dhe salmoni’, ka thënë këngëtarja e ‘Pussycat Doll’ për DailyMail Australia. ‘Për drekë zakonisht ruaj diçka të vogël dhe të shëndetshme, dhe më pas ha jashtë mbrëmjeve’.

‘Përzierja e gjithçkaje më jep rezultatet më të mira. Shtrirja dhe hidratimi janë kaq të rëndësishme për të bërë përparim edhe me qëllimet tuaja të fitnesit’.

Ajo po ashtu kujdeset mjaft shumë për lëkurën dhe pamjen edhe kur udhëton, derisa merr me vete gjithnjë produktet që i nevojiten.

‘Unë e dua një laps buzësh të kuq nga MAC, të cilën shpesh më shihni duke e vënë kur dalë nga aeroporti. Unë gjithashtu e dua kremin hidratues të La Mer dhe serumin e tyre rigjenerues”, ka thënë mes të tjerash Nicole. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori