Numri i familjeve me gjendje të rëndë ekonomike që marrin asistencë sociale nga buxheti i Kosovës, arrin në rreth 25 mijë, me rreth 110 mijë anëtarë.
Baza e politikave sociale në Kosovë përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e moshës dhe kontribut-dhënëse, pensionimet e parakohshme të disa ndërmarrjeve, beneficionet për veteranët e luftës, si dhe kategori tjera sociale.
Të gjitha këto skema, buxhetit të Kosovës, vitin e kaluar i kanë kushtuar më shumë se 416 milionë euro, apo 20 për qind të shumës së përgjithshme, thuhet në një hulumtim të Institutit për Studime të Avancuara GAP, të titulluar “Si shpenzon shteti paratë tona?”
Vetëm në skemën e ndihmës sociale, që jepet për familjet që jetojnë në kushte të rënda ekonomike, sipas raportit gjashtëmujor të Agjencisë se Statistikave të Kosovës, janë të përfshirë rreth 25 mijë familje. Numri më i madh i familjeve është nga Komuna e Mitrovicës, me 2324 familje apo mbi 9 për qind, nga numri i përgjithshëm.
Sipas ligjit, këto familje, si pjesë e skemave sociale, marrin një pagesë prej 50 deri në 150 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve.
Familja pesë anëtarshe Gashi nga Prishtina, është njëra nga familjet e shumta që merr asistencë sociale. Miradija, nënë e tre fëmijëve, thotë se në muaj merr nga 87 euro si asistencë sociale d he që kjo shumë, nënvizon ajo, nuk i mjafton as për t’i përmbushur nevojat elementare të familjes.
“Janë të pamjaftueshme, fillimisht me atë pagesë i paguajë faturat e energjisë dhe mundohem që tjerat t’i kursej për bukë, tjetër nuk mundem me ble. Djali i madh, më kërkon veshmbathje, të vegjlit kërkojnë para kur nisën në shkollë, po nuk më mbesin para”, thotë Miradija.
Asistenca sociale, të cilën e ofrojnë institucionet e Kosovës për familjet në nevojë që nga viti 2003, është treguar e pamjaftueshme për shportën e një familjeje të kësaj kategorie.
Muhamet Gjocaj, ish drejtor i Departamentit të Mirëqenies Sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se shuma e ndarë si asistencë sociale, nuk mund të tejkalojë situatën e sociale.
“Shuma është e pamjaftueshme. Shuma e ndihmës sociale vetëm mund të parandalojë për të mos degradojë më keq. Përndryshe, parashihet me mjete tjera të stimulohet familja, aty ku ka mundësi të punësohet ndonjë anëtar i familjes. Sepse kjo gjendje është vetëm sa për t’i mbajtur gjallë”, tha Gjocaj.
Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e varfërisë në Kosovë vlerësohet të jetë rreth 23 për qind. Nga kjo shifër mbi 17 për qind llogaritet varfëria e përgjithshme (që njerëzit janë të varfër me atë që konsiderohet të jetë standard i kërkesave minimale), kurse mbi 5 për qind varfëria ekstreme (që tregon se njerëzit janë të varfër, pasi nuk mund t’i përmbushin nevojat themelore në ushqim).
Muhamet Gjocaj, thotë se shuma e ndarë e mjeteve nga buxheti për familjet me asistencë sociale është më e ulëta, nëse krahasohet me skemat tjera sociale.
“Nuk është buxhet i lartë, më së paku jepet për varfëri në Kosovë, duke pas parasysh se e vetmja skemë është me të cilën matet varfëria. Të gjitha skemat tjera jepen për diçka tjetër ose për moshë ose për kualifikime të invaliditetit ose për pjesëmarrje në luftë dhe të gjitha këto nuk kanë fare për bazë krahasimin me varfërinë. Kjo skemë, në vit, llogaritet të jetë 28-30 milionë euro, kurse mbi 100 milionë euro jepen për skema tjera”, thotë ai.
Nga hulumtimet e bëra nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, ishte theksuar se vlera e asistencës sociale për një muaj nuk përshtatet me nevojat e familjeve në bazë të madhësisë apo strukturës së tyre.
Shporta mujore e një qytetari në Kosovë llogaritet të jetë 115 euro, konsumi për ekonomitë familjare mbi 7500 euro në vit, shumë kjo që nuk siguron një standard të mirë jetësor për qytetarët.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë