Arrestimi i kryeprokurores speciale, Katica Janeva dhe mosmiratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike mund të bllokojnë të gjitha proceset gjyqësore, që është duke zhvilluar Prokuroria Speciale, thonë përfaqësues të këtij institucioni.
Bëhet fjalë për 17 padi penale ku janë të përfshirë 94 zyrtarë të ndryshëm, kryesisht të pushtetit të kaluar, përfshirë ish-ministra dhe bartës të funksioneve tjera publike.
Prokurorisë Speciale mandati i skadon më 15 shtator, andaj edhe kërkohet miratimi i Ligjit për Prokurorisë Publike, pasi me të parashihet edhe zgjidhja e statusit të Speciales pas skadimit të mandatit, përkatësisht, kalimi i saj në kuadër të organit të rregullt të akuzës, me një status të posaçëm.
“Prokuroria Speciale ndodhet në një nga momentet më të vështira që nga themelimi i saj, andaj i bëjë thirrje politikanëve, të gjithë faktorëve në vend që të ulen dhe të miratojnë Ligjin për Prokurorinë Publike, që të mos kemi ndërprerje të procedurave, jo vetëm të atyre që janë duke u proceduar, por edhe të hetimeve tjera serioze që jemi duke bërë. Me mosmiratimin e këtij ligji, ne i japim krimit hapësirë për të vepruar”, ka deklaruar një nga prokuroret e Prokurorisë Speciale, Lile Stefanova.
Miratimi i ligjit është kërkuar edhe nga kryeministri, Zoran Zaev, i cili, i ka bërë thirrje partive që sa më parë të ulen dhe të arrijnë kompromis për dispozitat e ligjit.
“Partitë duhet të ulen të bisedojnë dhe një orë e më parë të miratojmë Ligjin për Prokurorinë Publike. Inkurajoj të gjithë në OBRM-PDUKM dhe LSDM, sa më shpejt të vazhdojnë punën, pasi ditët janë të numëruara. Propozim-ligji është dërguar në Kuvend kurse mandati i Prokurorisë Speciale skadon më 15 shtator. Kemi kapacitet si shtet që këtë ligj ta miratojmë. Një arsye shtesë për këtë është ajo se tani Specialen e kemi pa drejtues”, ka thënë Zaev, pas mbledhjes së këshillit qendror të LSDM-së.
Kreu i Qeverisë, si zgjidhje të përkohshme parasheh edhe mundësinë e zgjedhjes së një prokurori special në detyrë, që të vazhdohet me proceset e nisura gjyqësore.
Në Kuvend është dorëzuar një draft-ligj i Qeverisë, e që nuk mbështetet nga opozita, e cila kërkon që të ndërpriten të gjitha lëndët gjyqësore që janë iniciuar pasi Prokurorisë Speciale i kishte skaduar një afat tjetër, i ngritjes së padive të reja pas 31 majit të këtij viti. Opozita gjithashtu kërkon që dëshmitë nga afera e përgjimeve të mos merren si bazë në proceset gjyqësore.
Se si do të veprohet në rastin e Prokurorisë Speciale, i mbetet të vendosë Këshillit të Prokurorëve, i cili tashmë është njoftuar nga Prokuroria Publike me vendimin për paraburgimin e Katica Janevës.
Procedura për zgjedhjen e Prokurorit Special, sipas njohësve të çështjeve juridike, është mjaft e ndërlikuar pasi kërkon mbështetjen e partive më të mëdha në Kuvend.
Juristi Naser Zyberi thotë se Janevës duhet t’i pushojë mandati, në bazë të nenit 17, të Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike, që ka të bëjë me rastet kur drejtuesja e këtij organi burgoset për shpërdorim të detyrës, që e bën atë të padenjë ta ushtrojë këtë post.
“Cila do nga mënyrat për shkarkimin apo konstatimin e pushimit nga detyra të prokurores speciale, parashihet të bëhet nga Kuvendi, me pëlqimin e katër partive me numrin më të madh të deputetëve. Vendimi duhet të merret me dy të tretat e votave, në kuadër të kësaj duhet të ketë edhe shumicë të votave të deputetëve të entiteteve tjera. Dhe pas kësaj procedure, vendimi final kalon në Këshillin e Prokurorëve”, ka deklaruar Zyberi.
Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh për rastin “Reketi”, si e dyshuar me dy persona të tjetër, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, të cilët kanë marrë 1.5 milion euro nga një afarist për t’i lehtësuar atij procedurat në një proces tjetër gjyqësor./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj