Gjykata Kushtetuese ende nuk ka treguar se cilat janë kompetencat dhe si duhet të funksionojë qeveria e dorëhequr. Ramush Haradinaj pasi dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, iu drejtua Kushtetueses për të interpretuar dorëheqjen e tij, por gjykata ende nuk ka dhënë përgjigje, diçka për të cilën, njohës të Kushtetutës po thonë se është e paarsyeshme.
Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetuese, thotë se kjo qeveri është e rënë nga detyra dhe kompetencat ligjore e kushtetuese.
Ai sqaron se krejt çka mund të bëjë ky kabinet qeveritar është të kryejë detyrat administrative e teknike, dhe në asnjë mënyrë të marrë vendime apo të mblidhet.
“Ajo që mund të bëjë kjo qeveri e rënë dhe e dorëhequr, është që t’i kryejë detyrat e përditshme secili dikaster në fushë ne vet, i tërë kabineti, që kanë të bëjnë me punët administrative teknike në rrjedhën e përditshme të detyrave operative që duhet kryer, dhe me zbatimin e vendimeve që më herët i ka marrë kabineti qeveritar ose të institucioneve të tjera të cilat vendime dhe detyra qeveria si ekzekutiv, si shtyllë ekzekutive e pushtetit ,është e detyruar me Kushtetutë dhe me ligjet në fuqi që t’i kryejë. Kaq, nuk mund të marrë vendime meritore dhe nuk mund të takohet, siç nuk po takohet”, thotë ai.
Edhe pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit më 19 korrik, pasi morë ftesë nga Gjykata Speciale si i dyshuar, ai është paraqitur përsëri në zyrën e tij, njëjtë sikur vartësit e tij dhe i tërë kabineti qeveritar, të cilat kanë vazhduar punën.
Madje Haradinaj më 26 korrik kishte thirrur edhe mbledhjen e rregullt të Qeverisë, por pastaj iu kishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të qeverisë pas atij veprimi.
Por Kushtetuesja ende nuk ka kthyer përgjigje, e kjo sipas profesorit Baraliu është e pajustifikueshme.
Ai thotë se është irracionale që Gjykata Kushtetuese të mbajë pezull kaq gjatë një institucion të rëndësishëm siç është Qeveria.
“Përgjigja (e Gjykatës Kushtetuese), do të duhet sa më parë urgjentisht, mendoj është e paarsyeshme, irracionale, e pajustifikueshme nga Gjykata Kushtetuese që kaq gjatë të mbajë pezull një institucion të rëndësishëm, ose të thotë, mendoj që bazë kushtetuese nuk ka një gjë e tillë ta bëjë kryeministri i dorëhequr, por nëse ka ose nuk ka qeveria ose kryeministri të bëjë iniciativa të tilla kjo varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili është edhe meritor edhe përfundimtar dhe i pakthyeshëm”, thotë ai.
Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 95, pika 5 thuhet se “Nëse Kryeministri jep dorëheqje, ose për arsye të tjera, posti i tij mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi u kishte kërkuar një emër për mandatar koalicionit qeverisës, por Kadri Veseli, në emër të koalicionit kishte deklaruar që duan zgjedhje të reja.
Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës, dje ka mbajtur seancën e fundit, ku deputetët kanë votuar pro shpërndarjes së Kuvendit duke i hapur rrugë kështu zgjedhjeve të jashtëzakonshme, datën e së cilave pritet ta bëjë të ditur presidenti./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'