Bota s’është në gjendje të reagojë ndaj zjarrreve në pyjet e Amazonës në Brazil. Por në BE po krijohet rezistencë. Leva mund të jetë Marrëveshja e Tregtisë së Lirë arritur së fundi si dhe biftekët brazilianë të viçit.
“Mushkëria e gjelbër e botës”, sikurse quhet territori i Amazonës, është përfshirë nga flakët: Tani në grindjen me Brazilin për djegiet e pyjeve në territorin e Amazonës krahas Francës, Irlandës dhe Finlandës tani edhe Komisioni i BE-së ka kërcënuar me pasoja. Djegiet në pyllin më të madh tropikal të botës po i ndjekim me shqetësim dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë, tha zëdhënësja e Komisionit Mina Andreeva. Instrumenti më i mirë i BE-së është influenca ndaj qeverisë braziliane, duke i bërë asaj presion përmes Marrëveshjes së fundit Mercosur për Tregtinë e Lirë. Kjo marrëveshje i detyron palet kontraktuese, ndër to Brazilin, që të respektojnë standardet e mjedisit dhe ato të Marrëveshjes së Parisit për Klimën të vitit 2015.
Me Marrëveshjen Mercosur BE dhe katër vende amerikano-jugore synojnë të krijojnë zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Kjo do t’i kursejë çdo vit sipërmarrjeve të BE-së katër miliardë Euro dogana dhe do të nxisë eksportet. Në Marrëveshjen Mercosur bëjnë pjesë Argjentina, Brazili, Paraguaji dhe Uruguaji.
Marrëveshja e arritur në fund të qershorit megjithatë ende nuk është ratifikuar nga të gjitha vendet e BE-së. Ekologjistët në Gjermani kanë kritikuar, që BE-ja i ka besuar premtimit të presidentit brazilian Jair Bolsonaro, por nuk ka vendosur rregulla efektive për zbatimin e mbrojtjes së klimës dhe të të drejtave të njeriut. Edhe partia E Majta kërkon ndalimin e marrëveshjes.
Komisioni i BE-së përshëndeti që zjarret në pyjet tropiakle, me kërkesën e presidentit francez, Emmanuel Macron, do të jenë temë në takimin e grupit G7 në fundjavë në Biarritz të Francës. Edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh, për këtë sikurse njoftoi zëdhënësi i saj Steffen Seibert në Berlin. Në sfondin e rëndësisë globale dhe “situatës tronditëse me mijëra zjarre” është e udhës që të flitet për këtë çështje në samitin e G7.
Franca deklaroi ndërkohë, se do ta bllokojë marrëveshjen e tregtisë. Presidenti Emmanuel Macron ka arritur në konkluzionin, se presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka “mashtruar” atë lidhur me objektivat e tij për mbrojtjen e klimës, tha një nëpunës i nivelit të lartë të presidentit Macron. “Në këto rrethana Franca e refuzon Marrëveshjen Mercosur në formën aktuale”.
Zjarret në Amazona po shkatërrojnë mushkërinë e gjelbër të Brazilit
Edhe Irlanda kërcënon, siaps mediave, me bllokimin e marrëveshjes Mercosur, në rast se Brazili nuk e mbron më mirë pyllin tropikal.
Kryeministri Leo Varadkar është i shqetësuar për përmasat rekord të shkatërrimit të pyllit tropikal, njofton gazeta “Irish Independentduke iu referuar deklarimeve të kryeministrit. “Irlanda nuk asnjë mënyrë nuk do ta miratojë Marrëveshjen Mercosur, në rast se Brazili nuk u përgjigjet detyrimeve për mbrojtjen e mjedisit”, thekson Varadkar.
Finlanda bëri fjalë për ndalimin e importeve të mishit të vçit nga Brazili në BE. Në sfondin e shkatërrimit të pyllit tropikal, ministri finlandez i Financave Mika Lintila propozon, që BE-ja dhe Finlanda urgjentisht të verifkojnë mundësinë e bojkotit të këtij importi nga Brazili. Zjarret në pyllin tropikal të Amazonës në Brazil janë një “kërcënim për të gjithë planetin”, tha ai. “Ne duhet të veprojmë urgjentisht.” Finlanda ka aktualisht presidencën e radhës në BE.
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro dekalroi ndërkohë, se do të verë flakët nën kontroll duke angazhuar ushtrinë. Në Brazil prej ditësh gjëmojnë zjarret në pyje, më të rëndat që prej shumë vitesh. Që nga janari sivjet zjarret në pyje janë shtuar me 83 përqind, sikurse njofton gazeta “Folha de S. Paulo”. Gjithsej janë regjistruar 72.843 zjarre. Në shumicën e rasteve kanë qenë të prekura prej zjarreve pyje në prona private, por edhe në zona të mbrojtura natyrore dhe prona të popullsive indigjene. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pentagoni do të dërgojë deri në 1500 trupa aktive për të ndihmuar në sigurimin e kufirit SHBA-Meksikë
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Stargate: Çfarë është projekti i ri i Inteligjencës Artificiale prej 500 miliardë dollarësh i Donald Trump?
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar