LAJMI I FUNDIT:

Amazona digjet – presidenti brazilian Bolsonaro nuk do këshilla nga jashtë

Amazona digjet – presidenti brazilian Bolsonaro nuk do këshilla nga jashtë

Amazona po digjet. Brenda 48 orësh – 2500 zjarre të reja. Sao Paulo mbulohet nga errësira në mes të ditës, mushkëria e gjelbër e planetit është në rrezik, por presidenti i Brazilit, Bolsonaro nuk do këshilla nga bota.

Djegiet e jashtëzakonshme të pyjeve në Amazona bëhen shkas për tensione ndërkombëtare. Presidenti i Brazilit, Bolsonaro refuzoi këshillat që vijnë nga jashtë. “Qeveria braziliane është edhe më tej e hapur për dialog, që bazohet në të dhëna objektive dhe respekt të dyanshëm”, shkroi ai në twitter.


Ai kundërshtoi idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron të trajtojë këtë temë në samitin e G7-s që fillon në Biarritz, Francë të shtunën. “Propozimi i presidentit francez, që të diskutojë problemet e Amazonës në samitin e G7-s, pa marrë pjesë vendet e rajonit, të le të mendosh për një mënyrë kolonialiste mendimi.” Më parë presidenti francez kishte shkruar në twitter. “Shtëpia jonë po digjet. Shprehimisht.” Ai u bëri thirrje vendeve të G7-s të trajtojnë këtë temë si “rast emergjent”.

Zjarret dyshohen se janë vënë nga fermerët

Brazili nuk është pjesë e samitit të 7 vendeve më të industrializuara. Bolsonaro shkroi, se atij i vjen keq që “presidenti Macron përpiqet që një çështje të brendshme të Brazilit  dhe vendeve të rajonit të Amazonës ta instrumentalizojë për avantazhin e tij politik.”

Pas reagimeve nga e gjithë bota për djegien e pyjeve në Amazona, shprehen edhe Kombet e Bashkuara duke theksuar rëndësinë e pyjeve për planetin. “Ruajtja e pyjeve është me rëndësi vendimtare për luftën tonë kundër ndryshimit të klimës”, tha Stephane Dujarric, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Pylli tropikal i Amazonës po digjet, mësohet se çfarë do të thotë kjo për mjedisin
Lexo po ashtu Pylli tropikal i Amazonës po digjet, mësohet se çfarë do të thotë kjo për mjedisin

Ndërkohë drejtësia braziliane ka filluar hetimet për zjarret në pyjet e Amazonës. Në shtetin federal Para do të hetohet, pse “dita e zjarrit” e thirrur nga fermerët para një jave nuk u bllokua. Sipas mediave, fermerët në jugperëndim të Paras në një aksion të koordinuar u kishin vënë zjarrin sipërfaqeve të mëdha përgjatë një rruge kombëtare për të krijuar tokë për bagëtitë.

Presidenti Bolsonaro, i cili fillimisht akuzoi organizatat ambientaliste për vënien e zjarreve, që të tërheqin vëmendjen dhe të hedhin hije mbi qeverinë e tij, tani po ndryshon qëndrim. Ai pranoi, se me gjasë zjarret mund të jenë vënë ilegalisht nga fermerët. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori