Më 13 nëntor të vitit të kaluar, këshilli i Komunës së Tetovës kishte sjellë vendim për ndërtimin edhe të një rrethrrotullimi në Tetovë. Bëhet fjalë për rrethrrotullimin në bulevardin e Rrugës Industriale me rrugën “29 Nëntori” për të cilën në këshillin komunal kishin votuar edhe këshilltarët e opozitës. Por, që atëherë e këndej, punët në teren nuk kanë filluar. Sipas informacioneve nga Komuna e Tetovës, edhe në këto muaj që kanë mbetur deri në fund të vitit, nuk do të fillojnë punët.
“Këtë vit nuk do të fillojë ndërtimi i rrethrrotullimit. Jemi të fokusuar në vazhdimin e bulevardit në rrugën industriale dhe Bllagoja Toska”, thonë shkurt nga Komuna e Tetovës. Por edhe për një kohë të shpejtë nuk do të fillojë të ndërtohet edhe vazhdimi i bulevardit në rrugën industriale. “Momentalisht jemi duke punuar në projektin për këtë bulevard. Gati se një muaj do të shkojnë procedurat rreth hapjes së tenderit dhe pas zgjedhjes së firmës, do të fillojnë punët”, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës.
Rrethrrotullimi në këtë rrugë shihej si një mundësi e mirë për zgjidhjen e kaosit në këtë pjesë të qytetit të Tetovës, por do të pres kohë më të mirë. Në ndërkohë, sa i përket vazhdimit të bulevardit “V.S Bato”, që njihet si bulevardi në rrugën industriale, tashmë Komuna e Tetovës ka siguruar mjetet e nevojshme. Kjo është bërë e ditur disa ditë më parë nga kryetarja e Komuës së Tetovës, Teuta Arifi, pasi që kishte nënshkruar marrëveshje me ministrinë e financave për marrjen e mjeteve, si pjesë e kredisë nga Banka Botërore në drejtim të kostos së përmirësimit të shërbimeve komunale.
“Këshilli i Komunës së Tetovës solli vendim për zbatimin e projektit kapital për ndërtimin e seksionit të ri të “Bulevardit Vidoe Smilevski Bato” në gjatësi prej 671 metra. Ky projekt është me prioritet për Komunën e Tetovës. Bulevardi që planifikohet të ndërtohet është i përfshirë në Planin Gjeneral Urbanistik dhe Planin Detal Urbanistik, si dhe në Strategjinë për zhvillim ekonomik lokal dhe Programin vjetor për trafik, rrugë dhe tokë ndërtimore. Bulevardi “Vidoe Smilevski Bato” është i rëndësishëm për trafikun në Tetovë, sepse siguron lidhjet midis tri rrugëve të rëndësishme në Tetovë. Ky bulevard lidh rrugën për në Shkup, Gostivar dhe Jazhincë. Për më tepër, zbatimi i projektit do të sigurojë përfitime të konsiderueshme si: rritjen e cilësisë së jetës, sigurinë më të mirë në trafik, sigurimin e një komunikimi më të mirë dhe do të promovojë potencial më të lartë për zhvillim ekonomik me një infrastrukturë më të mirë rrugore”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Financave për marrjen e mjeteve.
Ajo më tej tha se “duke pasur parasysh objektivat strategjike për zhvillimin e sistemit të transportit urban në komunë, si një kontribut për mbrojtjen e qëndrueshme të mjedisit jetësor duke zvogëluar emetimet e dëmshme, zhurmën, ndryshimet klimatike dhe efikasitetin e energjisë dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik përmes lëvizjes dhe qasjes në të gjitha pjesët e qytetit, Komuna e Tetovës planifikon të ndërtojë një pjesë të re këtij bulevardi”, u shpreh kryetarja Arifi.
Në ndërkohë, unaza në këtë pjesë që ishte planifikuar, nuk dihet se kur do të fillojë të ndërtohet, ngase nga Komuna nuk kanë dhënë afat për fillimin e punëve brenda këtij vitit./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit përplasen me qytetarët e bllokuar në makina
Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025