Arrestimi i kryeprokurores speciale, Katica Janeva dhe mosmiratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike mund të bllokojnë të gjitha proceset gjyqësore, që është duke zhvilluar Prokuroria Speciale, thonë përfaqësues të këtij institucioni.
Bëhet fjalë për 17 padi penale ku janë të përfshirë 94 zyrtarë të ndryshëm, kryesisht të pushtetit të kaluar, përfshirë ish-ministra dhe bartës të funksioneve tjera publike.
Prokurorisë Speciale mandati i skadon më 15 shtator, andaj edhe kërkohet miratimi i Ligjit për Prokurorisë Publike, pasi me të parashihet edhe zgjidhja e statusit të Speciales pas skadimit të mandatit, përkatësisht, kalimi i saj në kuadër të organit të rregullt të akuzës, me një status të posaçëm.
“Prokuroria Speciale ndodhet në një nga momentet më të vështira që nga themelimi i saj, andaj i bëjë thirrje politikanëve, të gjithë faktorëve në vend që të ulen dhe të miratojnë Ligjin për Prokurorinë Publike, që të mos kemi ndërprerje të procedurave, jo vetëm të atyre që janë duke u proceduar, por edhe të hetimeve tjera serioze që jemi duke bërë. Me mosmiratimin e këtij ligji, ne i japim krimit hapësirë për të vepruar”, ka deklaruar një nga prokuroret e Prokurorisë Speciale, Lile Stefanova.
Miratimi i ligjit është kërkuar edhe nga kryeministri, Zoran Zaev, i cili, i ka bërë thirrje partive që sa më parë të ulen dhe të arrijnë kompromis për dispozitat e ligjit.
“Partitë duhet të ulen të bisedojnë dhe një orë e më parë të miratojmë Ligjin për Prokurorinë Publike. Inkurajoj të gjithë në VMRO-DPMNE dhe LSDM, sa më shpejt të vazhdojnë punën, pasi ditët janë të numëruara. Propozim-ligji është dërguar në Kuvend kurse mandati i Prokurorisë Speciale skadon më 15 shtator. Kemi kapacitet si shtet që këtë ligj ta miratojmë. Një arsye shtesë për këtë është ajo se tani Specialen e kemi pa drejtues”, ka thënë Zaev, pas mbledhjes së këshillit qendror të LSDM-së.
Kreu i Qeverisë, si zgjidhje të përkohshme parasheh edhe mundësinë e zgjedhjes së një prokurori special në detyrë, që të vazhdohet me proceset e nisura gjyqësore.
Në Kuvend është dorëzuar një draft-ligj i Qeverisë, e që nuk mbështetet nga opozita, e cila kërkon që të ndërpriten të gjitha lëndët gjyqësore që janë iniciuar pasi Prokurorisë Speciale i kishte skaduar një afat tjetër, i ngritjes së padive të reja pas 31 majit të këtij viti. Opozita gjithashtu kërkon që dëshmitë nga afera e përgjimeve të mos merren si bazë në proceset gjyqësore.
Se si do të veprohet në rastin e Prokurorisë Speciale, i mbetet të vendosë Këshillit të Prokurorëve, i cili tashmë është njoftuar nga Prokuroria Publike me vendimin për paraburgimin e Katica Janevës.
Procedura për zgjedhjen e Prokurorit Special, sipas njohësve të çështjeve juridike, është mjaft e ndërlikuar pasi kërkon mbështetjen e partive më të mëdha në Kuvend.
Juristi Naser Zyberi thotë se Janevës duhet t’i pushojë mandati, në bazë të nenit 17, të Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike, që ka të bëjë me rastet kur drejtuesja e këtij organi burgoset për shpërdorim të detyrës, që e bën atë të padenjë ta ushtrojë këtë post.
“Cila do nga mënyrat për shkarkimin apo konstatimin e pushimit nga detyra të prokurores speciale, parashihet të bëhet nga Kuvendi, me pëlqimin e katër partive me numrin më të madh të deputetëve. Vendimi duhet të merret me dy të tretat e votave, në kuadër të kësaj duhet të ketë edhe shumicë të votave të deputetëve të entiteteve tjera. Dhe pas kësaj procedure, vendimi final kalon në Këshillin e Prokurorëve”, ka deklaruar Zyberi.
Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh për rastin “Reketi”, si e dyshuar me dy persona të tjetër, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, të cilët kanë marrë 1.5 milion euro nga një afarist për t’i lehtësuar atij procedurat në një proces tjetër gjyqësor./Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![MSH-Maqedoni: Ndalohen vizitat tek pacientët, obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse në institucionet shëndetësore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/spitali-i-tetoves-380x233.jpg)
MSH-Maqedoni: Ndalohen vizitat tek pacientët, obligohet mbajtja e maskave mbrojtëse në institucionet shëndetësore
![Andin Hoti i dërgon letër BE-së, kërkon hapa konkret për të detyruar Serbinë të hapë arkivat shtetërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2021/10/Anddin-Hotii-interviste-per-Telrgafi-380x233.png)
Andin Hoti i dërgon letër BE-së, kërkon hapa konkret për të detyruar Serbinë të hapë arkivat shtetërore
![Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, një person i lënduar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Policia-e-Kosoves-Njesia-Speciale-Operative-NJSO-ROSU-foto-Ridvan-Slivova-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, një person i lënduar
![Publikohet fotografi e Adem Demaçit me Albin Kurtin gjatë kohës së luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480300081_1044230354409881_4131039623622332858_n-780x439.jpg)
Publikohet fotografi e Adem Demaçit me Albin Kurtin gjatë kohës së luftës
![Gjuriq në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës shkon e ankohet në Rusi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/15615798765ab38f32b9d5d186433603_v4big-780x439.jpg)
Gjuriq në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës shkon e ankohet në Rusi
![“U hap kutia e Pandorës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, policia jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-17T170243.217-780x439.jpg)
Gruaja goditet me veturë nga ish-bashkëshorti në Ferizaj, policia jep detaje
![“It’s a beautiful day”, Rama ndan pamje të monumentit New Born nën tingujt e një kënge](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/5645646464646545645646545-780x439.jpg)
“It’s a beautiful day”, Rama ndan pamje të monumentit New Born nën tingujt e një kënge
![Edi Rama pajtohet me Grenellin për atë që tha për Thaçin: Sa më shumë të mbahet në burg, aq më e madhe njolla](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480238728_1210364841094640_4479717024184265510_n-780x439.jpg)
Edi Rama pajtohet me Grenellin për atë që tha për Thaçin: Sa më shumë të mbahet në burg, aq më e madhe njolla
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-94-780x439.jpg)
“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen
![“U hap kutia e Pandorës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-92-780x439.jpg)
Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj
![Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/be-kosova-e1739740842686-780x439.jpg)
Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat
![Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-18-780x439.png)
Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë
![Kurti e Rama](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-ramaaa-780x439.jpg)
Kurti e Rama "të relaksuar" gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih