LAJMI I FUNDIT:

Programojeni jetën për sukses

Programojeni jetën për sukses

Nëse nuk do të bësh sakrifica të nevojshme, ngaqë nuk do ta prishësh rehatinë, ti ke zgjedhur dështimin.


Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Ndryshojeni mendimin tuaj nëse doni ta ndryshoni jetën tuaj. Ju duhet të jeni të kujdesshëm, nëse doni të keni sukses.

Se mendja juaj është si një kopsht, në të rritet ajo që ju e mbillni. Nëse mbillni diçka të mirë, diçka të mirë do të korrni.

Për këtë arsye ju duhet të jeni të kujdesshëm ndaj asaj se çfarë lejoni të hyjë në mendjen tuaj.

Nëse nuk mendoni për asgjë, edhe nuk do të bëni asgjë. Mendoni për gjëra të mëdha dhe gjëra të mëdha do të bëni.

Përvoja e gjatë më ka mësuar se: të paditurin është e pamundur ta bindësh me fakte!

Ndiqni ëndrrat tuaja, madje edhe ato që njerëzit thonë se janë të pamundshme të sendërtohen.

Nëse nuk ka rrugë, hapeni një shteg. Nëse nuk ka shteg, hapeni një dhe vazhdoni përpara.

Çfarëdo që mendoni se mundeni, atë edhe do ta bëni realitet.

Mbusheni mendjen tuaj me gjëra të pastra, pozitive dhe programojeni jetën për sukses.

Nëse nuk e bëni këtë dhe lejoni të programoheni nga të tjerët, dështimi është i pashmangshëm.

Sekreti është të merrni vendimin të programoni veten duke lexuar dhe duke mbushur mendjen me informata pozitive.

Bëjeni një rimodelim të vetes, jo vetëm të jashtëm, por edhe të mendjes e të shpirtit tuaj.

Ashtu siç e përtërini trupin tuaj me ushqim dhe me ujë çdo ditë, ashtu edhe mendjen freskojeni me shumë libra pozitivë, kaloni kohën duke u lutur dhe duke medituar për të mirën.

Historia e dëshmon se liderët janë lexues. Liderët zakonisht kanë qenë njerëz që kanë lexuar shumë.

Liderët janë lexues dhe leximi u ka ndihmuar shumë atyre që të bëhen liderë. /Telegrafi/