LAJMI I FUNDIT:

Gjobë, burg dhe shumë telashe – aty ku ndalohen fotografitë

Gjobë, burg dhe shumë telashe – aty ku ndalohen fotografitë

Udhëtimet janë çlodhëse dhe të shumëpritura, për aq kohë sa jeni duke i bërë gjërat në mënyrën e duhur.

Por çfarë ndodh nëse gabimisht shkrepni një fotografi në vendin e gabuar?

Njihuni në këtë galeri fotosh me 6 vendet ku fotot janë të ndaluara!!!


Red Light District në Amsterdam, Holandë është tej mase i famshëm për bordellot, kanalet piktoreske dhe kafenetë e zhurmshme. Në këtë zonë të qytetit nuk sugjerohet të shkrepni fotografi, aq më tepër në drejtim të xhamave ku ndodhen vajzat.

Koreja e Jugut – Është e ndaluar të fotografoni gra pa miratimin e tyre, qoftë edhe në vende publike. Neglizhimi si dhe mosrespektimi i këtij rregulli konsiderohet agresion seksual dhe dënohet me 8,800 dollarë ose 5 vite burg.

Pronat private, SHBA – Duhet të tregoni të kujdesshëm nëse keni për qëllim të fotografoni pronën e dikujt. Për ta bërë diçka të tillë duhet të siguroni fillimisht lejen e pronarit/es.

Emiratet e Bashkuara Arabe – Fotografimi i vendeve të ndaluara mund të rezultojë në 1-3 muaj burg ose në 1,361 dollarë gjobë. Nuk mund të fotografoni disa ura të caktuara, ndërtesa qeveritare apo pallatet e sheikëve.

Koreja e Veriut – Nëse dëshironi të vizitoni vendin në fjalë, përpiquni të tregoheni të kujdesshëm dhe të kufizuar me veprimet/sjelljet tuaja. Nuk mund të fotografoni asgjë pa kërkuar dhe pyetur fillimisht nëse është apo jo e lejueshme. Mund të përballeni me gjobë ose të përfshiheni realisht në telashe.

Algjeria mbetet ende një vend konservator, veçanërisht pjesa jugore e saj. Ju mund t’i fotografoni burrat vetëm nëse merrni miratimin e tyre. Përsa i përket grave duhet të merrni sërish leje nga bashkëshortët ose baballarët, pasi gratë konsiderohen pronë e tyre. Po kështu është e ndaluar fotografimi i urave, digave apo objekteve ushtarake. /tch/

Në trend Fun

Më shumë

"Po rinovonim shtëpinë e ëndrrave, ajo që gjetëm na bën të mendojmë se është 'e pushtuar'", çifti suedez ndan historinë e derës sekrete që zbuluan

Interesante
Menaxheri në Kinë fitoi rreth 46,000 euro dëmshpërblim pasi u pushua sepse bëri “një sy gjumë” në punë

Menaxheri në Kinë fitoi rreth 46,000 euro dëmshpërblim pasi u pushua sepse bëri “një sy gjumë” në punë

Interesante
Edhe pas 52 operacioneve estetike duket natyrale?

Edhe pas 52 operacioneve estetike duket natyrale?

Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur

Iluzioni optik me dy ndërtesa po i lë njerëzit të habitur

Interesante
Zbulohet shkrimi më i vjetër alfabetik në botë në Siri

Zbulohet shkrimi më i vjetër alfabetik në botë në Siri

Interesante
Skenë emocionuese: Piloti në pension realizon fluturimin e fundit së bashku me vajzën e tij

Skenë emocionuese: Piloti në pension realizon fluturimin e fundit së bashku me vajzën e tij

Virale
Kalo në kategori