Me kalimin e moshës, ju mund të vini re krijimin e disa pikave me ngjyrë në të verdhë rreth syve
Këto gungëza janë në fakt depozita kolesteroli të njohura shkencërisht si ‘’xanthelasma’’ dhe mund të jenë një shenjë se diçka nuk po shkon mirë me shëndetin tuaj.
Mjekët besojnë se këto depozita kolesteroli shfaqen kur prishet lidhja e brendshme mes qelizave dhe kapilarëve.
Kur kjo ndodh, kolesteroli mund të përhapet në gjak dh në zonën e lëkurës ku krijon ato gungëza, shprehet Adam Scheiner, kirurg kozmetik i fytyrës dhe i laserit në qepalla.
Shumë njerëz me xanthelasma kanë nivele të larta të kolesterolit ose probleme me lipidet, të cilat i ekspozojnë para riskut për goditje në zemër ose në tru, kështu që lini një takim me mjekun tuaj nëse i vini re ato.
Megjithatë, disa njerëz me nivele të ulëta ose normale të kolesterolit mund të zhvillojnë gjithashtu depozita të tilla dhjamore, kështu që ulja e niveleve të kolesterolit në trup mund të mos jetë e dobishme.
Edhe pse këto xanthelasma mund të jenë tregues të një problemi shëndetësor, këto depozita kolesteroli në vetvete nuk janë të dëmshme. Megjithatë, të gjithë duan të shpëtojnë prej tyre pasi i shohin si një problem estetik.
Një rast studimor ka treguar se një pacienti iu larguan vetë këto pika dhjamore duke mbajtur nën kontroll nivelet e kolesterolit në një hark kohor prej 10 vitesh, por nëse nuk doni të prisni një dekadë ka disa mënyra për t’i trajtuar ato:
1. Laseri
Së pari, mund të kërkoni një trajtim me laser. Trajtimi me laser e largon atë shtresë pas shtrese derisa të zhduket.
2. Kirurgjia
E vërteta është se trajtimi me laser nuk funksionon për rastet e depozitave të trasha të kolesterolit dhe mund të jetë e nevojshme t’i nënshtroheni një ndërhyrje je kirurgjikale.
Në fakt, ky trajtim mund të linte shenja në qepallat tuaja, por procesi i rigjenerimit është më i shpejtë në rastin e ndërhyrjeve
3. ‘Peeling’ kimik
Keni dëgjuar për acidin trikloroacetik? Është një trajtim jo shumë I njohur por mund t’ju shpëtojë nga këto depozita dhjamore duke përdorur një reaksion kimik për të shpërndarë depozitat e kolesterolit.
4. Terapia e ngrirjes
Mund të bisedoni me një mjek i cili do të përdorë krioterapinë për të ngrirë depozitat e kolesterolit.
Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm për hipopigmentimin i cili mund të bëjë që lëkura juaj në zona të caktuara, të duket më e zbehtë.
5. Gjilpëra elektrike
Gjatë një procesi të quajtur ‘electrodessication’, mjeku do të përdorë një gjilpëra të nxehtë për të shkaktuar djegie të vogla në lëkurën tuaj. Trupi ka aftësi të shkëlqyera të rigjenerojë vetveten kështu që edhe nëse ju shkaktohen disa djegie, në fund do të keni një lëkurë më të bukur.
Megjithatë gjilpërat elektrike nuk janë aq precize sa laseri dhe ndonjëherë mund të depërtojnë më thellë se ç’duhet në lëkurë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë