LAJMI I FUNDIT:

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Nuk ka ende dëshmi se mikroplastikat në ujë janë të dëmshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Nuk ka ende dëshmi se mikroplastikat në ujë janë të dëmshme

Shkencëtarët vazhdimisht po gjejnë mikroplastika në ujë të pijshëm, por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ende nuk ka dëshmi se kjo e rrezikon shëndetin e njeriut.

Sidoqoftë, trupi i Kombeve të Bashkuara ka reaguar duke thënë se më shumë hulumtime duhet të kryhen për të kuptuar si plastika shpërndahet në ambient dhe arrin deri në trupat e njerëzve, transmeton Telegrafi.


Në përgjithësi ende nuk ka definicion të mikroplastikave, por konsiderohen të jenë më të vogla sesa një milimetër.

Prodhimi i plastikës është rritur jashtëzakonisht dekadave të fundit dhe pritet të dyfishohet deri në vitin 2025 – që do të thotë se sasi më e madhe e plastikave do të përfundojë në furnizime të ujit, në tuba, e madje edhe në trup të njerëzve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori