LAJMI I FUNDIT:

AGK reagon ndaj gjuhës së PDK-së drejtuar Gazetës Express

AGK reagon ndaj gjuhës së PDK-së drejtuar Gazetës Express

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se sulmi i Partisë Demokratike të Kosovës ndaj Gazetës Express, për AGK është i papranueshëm.

Sipas AGK-së, thirrja publike “Mos u besoni lajmeve të rreme të Gazetës Express”, është ndërhyrje flagrante ndaj një mediumi.

“Gjuha e këtij subjekti politik vazhdon të degradoj tutje, i cili sado që thotë se respekton mediet dhe lirinë e shprehjes, fton qytetarët që t’i marrin me rezervë lajmet e Gazetës Express, lajme të cilat i cilëson të rreme”, thuhet në reagimin e AGK-së.


“Kjo web faqe tashmë një kohë është futur në këtë valle me mision të qartë të goditjes së PDK-së me një armiqësi të pakuptueshme. Prandaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i marrin me rezervë lajmet e Gazetës Express”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

AGK përveç që shpreh shqetësimin e saj për këtë gjuhë që përdoret ndaj medieve nga një subjekt politik i cili për vite me radhë është pjesë e pushtetit, vlerëson se ky është presion i drejtpërdrejtë në politikat redaktoriale dhe formë direkte e presionit publik.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me 3 maj të këtij viti ka reaguar kur kreu i këtij subjekti politik Kadri Veseli, kishte telefonuar kryeredaktorin e të njëjtit medium, Gazeta Express, Leonard Kerquki. AGK fton PDK që të distancohet nga kjo gjuhë e përdorur në këtë rast, e cila cenon integritetin profesional të gazetarëve”, përfundohet në reagimin e AGK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori