Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave R. M., M. M., Xh. K., V. M., F. M. dhe R. K.
Sipas Prokurorisë, të pandehurit kanë kryer veprat penale “pastrimi i parave” si dhe “shmangie nga tatimi”.
“Të pandehurit R. M. dhe M. M. nga viti 2010 e deri në 2017, në vazhdimësi, me dashje, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, duke e ditur se pasuria e fituar buron nga aktivitet kriminal, me qëllim të konvertimit, transferimit dhe fshehjes të natyrës, burimit, vendit, dispozicionit, lëvizjes ose pronësisë së pasurisë, kanë kryer deponime dhe tërheqje në të gatshme (kesh), në llogaritë individuale. Me këto veprime të pandehurit e lartcekur në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale ‘pastrimi i parave’ nga neni 308 i KPRK-së lidhur me nenin 56 paragrafin 1 nën paragrafin 1.1, nën paragrafin 1.5 dhe paragrafin 3 nën paragrafin 3.1 të Ligjit Nr. 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, njofton Prokuroria.
Ndërsa, të pandehurit F. M., Xh. K., V. M. dhe R. K. nga viti 2010 deri në vitin 2017, në vazhdimësi, me dashje, duke e ditur se pasuria e fituar buron nga aktivitet kriminal, në bashkëveprim me njëri-tjetrin, kanë konvertuar dhe transferuar pasurinë, ashtu që kanë kryer transaksione të shumta huazimi për qëllim të maskimit dhe shtresimit të mjeteve financiare të siguruara nga shmangia tatimore dhe aktiviteti kriminal, kanë transferuar shuma parash mes xhirollogarive të tyre me përshkrime të ndryshme si huazim dhe kthim huazimi.
“Të pandehurit F. M., Xh. K., V. M. dhe R.K. në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale ‘pastrimi i parave’ nga neni 308 i KPRK-së, lidhur me nenin 56 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2, nën paragrafi 1.5 dhe paragrafi 3, nën paragrafi 3.1, të Ligjit Nr. 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit lidhur me nenin 31 të KPRK-së. Po ashtu, të pandehurit R. M., M. M., F. M., Xh. K., V. M., dhe R. K. dyshohen se gjatë periudhës kohore 2010-2017, në vazhdimësi, me qëllim të shmangies së pagimit të tatimit, tarifave apo kontributeve të tjera të përcaktuara më ligj, nuk kanë deklaruar qarkullimin financiar dhe nuk i kanë përfshirë informatat lidhur me të ardhurat e tyre, ashtu që kanë dhënë informata jo të sakta nga veprimtaritë e tyre afariste”, vijon njoftimi.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “shmangie nga tatimi” nga neni 313, paragrafi, 1, paragrafi 2 dhe paragrafi 3 të KPRK-së, si dhe e kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë prej 459.738.80 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe