LAJMI I FUNDIT:

Fetai: PSP-ja është e vendosur për drejtësi, vazhdojmë me përfaqësimin e lëndëve në gjykatë

Fetai: PSP-ja është e vendosur për drejtësi, vazhdojmë me përfaqësimin e lëndëve në gjykatë

Prokurorja speciale Fatime Fetai, sot deklaroi se Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të vazhdojë me përfaqësimin e lëndëve në gjykatë, pa marrë parasysh se shefja e tyre Katica Janeva dje është paraburgosur, si e dyshuar në rastin “Haraçi”.

“Ajo që ndodh mund të jetë vetëm tregues se çdonjëri që ka gabuar para ligjit, duhet të përgjigjet, se punët përfundimisht lëvizin në drejtim pozitiv në shtetin tonë dhe se askush nuk është i paprekshëm”.

“Megjithatë nga ana tjetër, përgjegjësia penale e individëve-prokurorë të PSP-ë, nuk mund të jetë arsyetim që të harrohet gjithë krimi që është bërë në shtet në periudhën e fundit dhe ne ta ndalojmë luftën tonë”.


“Ekipi i PSP-së është i vendosur për luftë për drejtësi dhe ne vazhdojmë me atë që është punë e jona – përfaqësimin e lëndëve në gjykatë”, tha Fatime Fetai, para fillimit të seancës së sotme për rastin “Monstra”.

Ndryshe, dje me urdhër të Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsonit, u arrestua dhe u paraburgos kryeprokurorja e PSP-së Katica Janeva, e cila dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ajo dyshohet se ka përfituar të mira materiale, me qëllim që t’ia lehtësojë procedurën penale afaristit Jordan Kamçev, i akuzuar nga PSP në rastin “Perandoria”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori