LAJMI I FUNDIT:

Dollari kap vlerat rekord që nga dhjetori i 2018-së

Dollari kap vlerat rekord që nga dhjetori i 2018-së

Dollari amerikan u forcua ndërsa investitorët u zhvendosën në asete më të rrezikshme siç janë aksionet dhe larg strehëve të sigurta si bonot e Thesarit, të cilat rritën rendimentet e borxhit amerikan dhe i dhanë edhe më tepër mbështetje monedhës.

Progresi i dukshëm në negociatat tregtare ndihmoi rritjen e ndjenjës së besimit, ashtu si edhe perspektiva e stimulimit shtesë në Gjermani.


“Ne kemi qenë skeptikë se stimuli monetar i Rezervës Federale do të dëmtonte dollarin. Me bankat e tjera qendrore që pritet të lehtësohen më shumë sesa Fed, ne gjithmonë kemi menduar se do të duhej shumë më tepër se sa ndërhyrjet e politikave monetare për të zhvlerësuar monedhën. Por kjo gjë duket se nuk po ndodh”, tha John Velis, strateg i valutës në bankën New York Mellon, përcjell Telegrafi.

Matësi i monedhës amerikane u rrit në 0.3 për qind, duke e shtyrë atë të kapë nivelin më të lartë të këtij viti, që nga dhjetori i vitit të kaluar. Dollari u rrit gjithashtu deri në 0.3 për qind ndaj jenit japonez, ndërsa euro u rrëzua me 0.1 për qind krahasuar me valutën konkurrente amerikane.

Si rrjedhim, bonot 10-vjeçare të Thesarit u rritën në nivelin 1.60 për qind dhe indeksi S&P 500 i bursës gjithashtu shënoi 1.2 për qind më lart. /Telegrafi/