LAJMI I FUNDIT:

Halil Kastrati thotë se ka pasur oferta nga partitë politike, por ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste

Halil Kastrati thotë se ka pasur oferta nga partitë politike, por ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka thënë se ka pasur oferta nga partitë politike për të garuar për deputet në kuadër të listave të tyre zgjedhore, por që ai ka vendosur të mos jetë pjesë e asnjë liste.

Kastrati në shkrimin e bërë në Facebook ka thënë se do të vazhdojë angazhimin e tij në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, transmeton Telegrafi.

Ai ka falënderuar subjektet politike për mundësinë e dhënë, duke shtuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë.


“Përmes këtij shkrimi dua t’u informoj se unë nuk do të jem pjesë e asnjë liste në zgjedhjet e ardhshme të cilat pritet të mbahen këtë vit, pasi dua ta vazhdojë angazhimin tim në shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’. Njëkohësisht, dua t’i falënderoj subjektet politike për mundësinë e dhënë si dhe të sqaroj se do ta vazhdojmë bashkëpunimin me të gjitha institucionet në shërbim të qytetarëve në nevojë”, ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori