Më shumë se 180 gra janë prekur me kancer të gjirit vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Shumica e grave që lajmërohen në Institutin Onkologjik për trajtim, janë në stade të avancuara, pra kur sëmundja ka arritur në shkallë të tretë apo të katërt.
Aktualisht, Kosova nuk ka statistika për vdekshmërinë e grave nga kjo sëmundje, andaj edhe nuk dihet saktë numri i rasteve që përfundojnë me vdekje.
Ilir Kurtishi, drejtor i Institutit Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se furnizimi me citostatikë, apo ilaçe që trajtojnë sëmundjen e kancerit, është i mirë, por që ka mungesë të disa llojeve të ilaçeve.
“Në gjashtëmujorin e parë, numri i rasteve me kancer ka qenë 185 femra, që paraqet tre (3) për qind rritje krahasuar me vitin e kaluar. Sa i përket furnizimit me barna, kryesisht jemi mire të furnizuar, por që janë dy ilaçe nga lista esenciale që mungojnë. Problemi me furnizimin me këto ilaçe vjen si pasojë e furnizuesit, i cili nuk i ka sjell ato”, tha Kurtishi.
Ndryshe edhe një ilaç i quajtur “Pertuzumap”, i cili aktualisht kërkohet si i nevojshëm nga më shumë se 30 gra paciente për trajtimin e kancerit të gjirit, nuk është fare në listën esenciale.
Kurtishi thotë se tashmë kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë, që ky lloj i ilaçit të futet në listën esenciale.
“Ilaçi ‘Pertuzumap’ është ilaç që nuk është në listën esenciale, por që ne kemi bërë kërkesë të bëhet pjesë e saj. Ka deri në 30 kërkesa të grave në vit, që kanë nevojë për këtë ilaç. Secila ka nevojë që deri në gjashtë terapi nga ky ilaç t’i përdorë dhe kjo shtetit do t’i kushtonte rreth 500 mijë euro”, tha Kurtishi.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, Albatrit Matoshi, këshilltar për media i ministrit në dorëheqje të Shëndetësisë, tha se ilaçi “Pertuzumap” do të futet në listën esenciale, pasi që lista e vjetër tashmë është plotësuar dhe ka shumë ndryshime, varësisht nga kërkesat e klinikave.
“Revidimi i listës së barnave esenciale ka përfunduar. Është në dëgjim publik dhe brenda këtyre ditëve do të nënshkruhet. Sa i përket këtij bari, ai është pjesë e listës së re të barnave esenciale. Përveç këtij bari, janë shtuar edhe një numër i madh i barnave tjera nga më të rejat për trajtimin e kancerit, por edhe sëmundjeve tjera. Në përgjithësi, kjo e listë e re e barnave esenciale do të jetë lista më e kompletuar të cilën e ka pasur Ministria e Shëndetësisë ndonjëherë. Kjo listë pritet që të plotësojë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve në lidhje me shqetësimet e tyre shëndetësore”, tha Matoshi.
Ndryshe vitin e kaluar (2018) janë shënuar 1,500 raste të reja me kancer. Sipas Ilir Kurtishit, kanë dominuar rastet e kancerit të gjirit te femrat, ndërkaq te meshkujt kanceri i mushkërive dhe kanceri i zorrës së trashë.
Drejtuesit e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë thonë se tashmë për pacientët e prekur nga kanceri, ofrohet shërbim 24-orësh.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit