LAJMI I FUNDIT:

Punëtorët e RTP-së nuk kanë kujt t’ju shkruajnë

Punëtorët e RTP-së nuk kanë kujt t’ju shkruajnë
Ilustrim

Në korrik të këtij viti u mbushën 29 vjet nga masat e dhunshme serbe në Radiotelevizionin e Prishtinës. Pushtetarët e pasluftës në Kosovë, thoshin se RTP-ja ka pasur shumë punëtorë, ndërsa e drejta e tyre u ironizua si mos më keq. Sot, RTK, e vendosur në objektet e RTP-së, ka mbi 1,300 punëtorë dhe financohet drejtpërdrejt nga Buxheti i Kosovës e askush nuk e konteston e këtë.

Përfaqësuesit e punëtoreve të RTP-së u takuan dhe shqyrtuan rastin e tyre me të gjithë pushtetarët, por asnjë prej tyre nuk u pa të jetë angazhuar konkretisht për zgjidhjen e problemit. Edhe Gjykata themelore e Prishtinës, pas dhjetë vjetësh vendosi lëndën në favor të punëtorëve, por ky vendimi u bllokua nga Gjykata Supreme e Kosovës tash e nëntë vjet, pa asnjë arsyetim. Ndërkaq, Kuvendi i Kosovës, si organ themelues i RTK-së, as dhjetë vjet pas pavarësisë se vendit s’e pa të udhës t’i jap përgjigje punëtorëve të RTP-së.

Punëtorët e RTP-së nuk i humbën shpresat asnjëherë, megjithëse mbetën pa punë dhe pa drejtësi. Vitet kaluan dhe shumë prej tyre mësynë mërgimin nga atdheu. Nuk harruan ata të shpresojnë se çlirimi i Kosovës do të sjellë drejtësi edhe për ta, por kështu nuk ndodhi as 20 vjet pas luftës. Ata që u vendosen në objektet e RTP-së, të përkrahur nga përfaqësuesit qeveritarë, përdorën njëmijë intriga për t’iu shmangur zgjidhjes reale të problemit.


Me vite u potencua se mediumi i vendosur në objektet e RTP-së, RTK-ja e sotme, është themelatë e UNMIK-ut dhe vetëm pas konstituimit të organeve shtetërore të Kosovës do të zgjidhet problemi i punëtorëve të RTP-së, por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Me dhimbje, keqardhje e pa gjetur mirëkuptim asnjëherë, punëtorët e RTP-së protestuan, bënë grevë, biseduan me kompetentët që kishin detyrë të merren me këtë problem dhe gjithmonë mbeten me premtime boshe. Punëtorëve të RTP-së nuk iu dha as edhe një rast që së paku të përshëndeten me shtëpinë e tyre për të fundit herë (as para vdekjes), prej nga ishin nxjerrë me dhunë nga serbët.

RTK u zgjerua me programe të reja dhe me qindra punëtorë, por për zgjidhjen e problemit pronësoro-juridik të RTP-së nuk mendoi e as nuk foli asnjë organ i Kosovës. Në vend që ata punëtorë të RTP-së që zunë punë në RTK, të angazhohen për zgjedhjen e problemit të kolegëve të dikurshëm, ata u bënë kundërshtarë të rreptë të çdo zgjidhjeje.

Tash, shumica e punëtorëve të RTP-së, megjithëse janë në moshë pensioni, nuk do mund të realizojnë as këtë të drejte elementare, pasi atyre nuk u njihet përvoja e humbur e punës për plot 29 vjet.

Në çdo përvjetor të themelimit apo të uzurpimit serb të RTP-ës, ka qenë zakon të nderohen meritorët. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga hyrja e forcave te armatosura te NATO-s në Kosovë, që i dhanë fund pushtimit serb, kolektivi i RTP-së nuk pati mundësi të nderojë dhjetë punëtorët e vet, të vrare në luftën e fundit në shtëpinë e vet, por ata i përkujtoi e i nderoi nga rruga. Ikën pa parë vendet e punës, profesionistë të njohur, si: Asim Lokaj, Drita Germizaj, Jusuf Ferizi, Qerim Ujkani, Isak Muçolli, Qazim Oruqi, Qazim Kelmendi, Ibrahim Bajraktari, Man Asllani, e shumë punëtorë të dalluar të Radiotelevizionit të Prishtinës. Ata kanë merituar një mirënjohje nga shtëpia e vet për të cilën u sakrifikuan kolektivisht. Drejtësinë nuk e panë ata që nuk janë më nder ne, por nuk e përjetuan akoma as këta që janë të gjallë me ne, në Kosovë.

Në trend

Më shumë
Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Vrasja e burrit që dogji Kuranin ishte transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, policia suedeze gjeti në apartamentin e tij telefonin e ndezur

Evropa
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie

Magazina
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli

Serie A
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’

Amerika
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori