LAJMI I FUNDIT:

Trump këshillon Indinë dhe Pakistanin të ulin tensionet

Trump këshillon Indinë dhe Pakistanin të ulin tensionet

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se ka biseduar me liderët e Pakistanit dhe Indisë rreth uljes së tensioneve në Kashmir, rajonin për të cilin kanë pretendime të dyja këto shtete.

“Kam biseduar se dy shokët e mi të mirë, kryeministrin (Narendra) Modi të Indisë dhe kryeministrin (Imran) Khan të Pakistanit, sa i përket tregtisë, bashkëpunimit strategjik dhe çfarë është me rëndësishmja për Indinë dhe Pakistanin, ulja e tensioneve në Kashmir. Një situatë e vështirë, mirëpo bisedë e mirë”, ka thënë Trump përmes një postimi në Twitter.


Kjo ka qenë biseda e dytë e kryeministrit pakistanez me Trumpin në tri ditë.

Pakistani kërkon një që një mision i Kombeve të Bashkuara të administrojë Kashmirin dhe masa e rrethimit të anulohet “menjëherë”, ka thënë ministri i Jashtëm pakistanez, Shah Mehmood Qureshi.

Thirrjet telefonike të Trumpit ndaj liderëve kanë ardhur në kohën e raportimeve se trupat indiane kanë shtënë me armë zjarri rreth Linjës së Kontrollit në Kashmir, duke lënë të vdekur dy civilë dhe duke plagosur një tjetër të dielën.

Pakistani dhe India shpesh nisin të shtëna në rajonin e Kashmirit, mirëpo tensionet janë rritur pasi Nju Delhi ka vendosur më 5 gusht që t’i anulojë Kashmirit të administruar nga India, statusin special që ka pasur.

Nga ajo kohë, në këtë rajon janë ndërprerë linjat telefonike dhe ato të internetit.

Kashmiri është i ndarë mes këtyre dy shteteve, derisa dy nga tri luftërat e zhvilluara mes Indisë dhe Pakistanit, prej kur ato kanë fituar pavarësinë nga Britania më 1947, janë zhvilluar për këtë rajon. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori