Anëtari i kryesisë së partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka thënë se Vetëvendosje po i lutet LDK-së dhe Isa Mustafës që dikur e quanin argat të Serbisë i cili është fajtorë për sjelljen e Zajednicës në Kosovë.
krasniqi tha se edhe nëse arrihet koalicioni LDK-VV, PSD nuk i frikësohet një koalicioni të tillë.
“Le ta bëjnë këtë koalicion. Për dallim prej tyre ne nuk frikësohemi prej një koalicioni të tillë. Le të bëhet dhe ta shohim sesa janë parimorë. Mirëpo VV po i lutet LDK-së të Isa Mustafës që sipas tyre ka qenë argat i Serbisë, i cili e ka sjellë Zajednicën. Nëse këto dy parti kanë pasur kritika ndaj njëra-tjetrës më herët; sot mos t’i akuzojnë të tjerat”, tha ai, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.
“Po kërkoj që t’i lëmë llafet dhe t’i prezantojmë programet tona në mënyrë që të shohim se cila parti i ka argumentet më të mira. Unë mund t’i ftoj subjektet tjera politike që të bëhemi bashkë në mënyrë që ta përmirësojmë gjendjen e krijuar në vend”.
“PSD-ja gjatë marrëveshjes së arritur me AAK-në, ka kërkuar një klauzolë, e cila thotë se nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë të futemi në koalicion me PDK-në”.
I pyetur rreth mundësisë që AAK në minutë të fundit të hyjë në koalicion me PDK-në, Krasniqi ka thënë se nuk ka dyshime për një gjë të tillë.
“PSD nuk do të hyjë në koalicion me PDK-në dhe jam 100 për-qind i bindur që as AAK nuk do të hyjë në moment të fundit në koalicion me PDK-në”.
“Synimet mes dy partive të koalicionit do të arrihen sepse këto gjëra bëhen me marrëveshje. Ne në situata të caktuara kemi bashkëpunuar me Qeveri që kanë qenë të pozicionit të djathtë dhe janë realizuar punë të orientimit të majtë”.
“Pozicioni i PSD-së është që Kuvendi të shpërbëhet sa ma shpejt dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Me datë 22 do të ketë shpërbërje të Kuvendit dhe vendi do të shkojë sa më shpejt në zgjedhje sepse të gjitha partitë janë dakord me këtë gjë”, tha Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAkuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale
Vrasja e Enver Hadrit, Serbia nuk i ekstradoi tre serbët e dënuar në Bruksel
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025