LAJMI I FUNDIT:

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës njofton lidhur me grevën e punëtorëve të ANP ‘Adem Jashari’

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës njofton lidhur me grevën e punëtorëve të ANP ‘Adem Jashari’

Sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është mbajtur greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve nga ora 08:00 deri në orën 09:00.

Sipas paralajmërimeve të mëhershme nga kjo sindikate, greva do të vazhdoj edhe nesër me 20.08.2019 nga ora 08:00 deri në ora 10:00, ndërsa pasnesër me 21.08.2019 do të zhvillohet për tetë orë.

“Inspektorët e AAC-së gjatë kohës së grevës kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe nuk kanë vërejtur parregullsi. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për palët. Ju bëjmë thirrje udhëtarëve që të monitorojnë komunikatat e ANP ‘Adem Jashari’ dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre”, thuhet në njoftimin e AACK-së.


Punëtorët përmes kësaj greve po kërkojnë kompensim dhe përfitime tjera për rrezikshmërinë, eliminimin e dallimeve në paga, pagesa e përvojës së punës, orët e punës gjatë vikendeve të paguhen sipas Ligjit të Punës dhe pagesa e shujtës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori