LAJMI I FUNDIT:

Martohet aktori “The Rock”

Martohet aktori “The Rock”

Dwayne Douglas Johnson, i njohur si dhe ‘The Rock’, është një aktor amerikan, producent dhe mundës profesionist.

‘The Rock’ Johnson është martuar me të dashurën e tij, Lauren Hashian, në një ceremoni mahnitëse private.


Njoftimin aktori e bëri sot (e hënë) në llogarinë personale, Instagram, teksa ndau disa pamje nga ceremonia e tyre.

“Ne e bëmë, 18 gusht 2019, Hawaii”, ka shkruar krahas imazheve 47 vjeçari.

Këngëtarja Lauren u takua me Dwayne në vitin 2006, ndërsa po filmonte filmin e tij, “The Game Plan”.

Në atë kohë, Dwayne ishte martuar me gruan e parë, Dany Garcia – me të cilën u divorcua në vitin 2007 dhe ka një vajzë 18-vjeçare me emrin Simone. /Telegrafi/