LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump shqyrton blerjen e Grenlandës

Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump shqyrton blerjen e Grenlandës

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kadlow konfirmoi sot se presidenti Donald Trump “dëshiron të marrë në konsideratë” blerjen e Grenlandës, megjithëse ishulli, i cili është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, është raportuar se nuk është në shitje.

Kudlow tha për Fox News Sunday se ai nuk dëshiron të parashikojë se çfarë mund të ndodhë, por tha se Grenlanda, e vendosur midis Atlantikut dhe Oqeanit Arktik, është një vend strategjik me “shumë minerale të vlefshme”.


Pasi gazeta ‘Wall Street Journal’ kohët e fundit njoftoi se Trump ishte i interesuar të blinte Grenlandën nga Mbretëria e Danimarkës, shefja e diplomacisë së Grenlandës tha se ky ishull nuk është në shitje.

Ndryshe, Grenlanda mbulon një sipërfaqe prej 2 milionë e 166 mijë e 86 kilometra katrorë, pjesa më e madhe e së cilës është e mbuluar nga akulli i përhershëm.

Me një popullsi prej 56,480 banorësh në vitin 2013, është territori më pak i dendur për nga popullsia në botë. Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytetin Nuuk. Shumica e popullsisë përbëhet nga Inuit, paraardhësit e të cilëve u zhvendosën në shekullin 13 nga tokat e brendshme të Kanadasë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Kush është Stormy Daniels - aktorja e filmave porno që po dëshmon kundër Donald Trumpit

Amerika
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Kalo në kategori