Detaje tronditëse të vrasjes në Prizren: Para se ta mbyste gruan i dyshuari e kishte goditur keq 48 vjeçaren
Gjithçka filloi pas një zënke mes çiftit që po qëndronin në shtëpinë e tyre në Prizren disa ditë pas kthimit nga Zvicra.
Pas një zënke, i dyshuari Bajram Velijaj, 61-vjeçar, e goditi aq shumë gruan e tij, tashmë të ndjerën Armenda Aliun saqë asaj filloi që t’i rrjedhë gjak nga veshi.
Në këtë gjendje, Armenda, e telefonoi një familjar të sajin ku i tregoi për zënkën dhe i kërkoi që t’ia thërras një taksi me të cilin do të nisej për në Prishtinë.
Por rruga nga shtëpia deri tek taksia doli të jetë fatale për 48-vjeçaren. Ajo, me paramendim u ndoq nga bashkëshorti i saj, Bajrami i cili gjuajti me aq plumba sa kishte viktimën.
Dy plumbat e parë dyshohet të kenë qenë fatal për 48-vjeçaren. Por i dyshuari nuk u ndal. Ai i shkrepi 15 plumba nga revolja të cilën po e mbante pa leje.
Familjarët e viktimës, përmes palës mbrojtëse, avokatit Arianit Koci, po kërkojnë burgim të përjetshëm për të dyshuarin. Ndërkohë nga Prokuroria thonë se ende janë duke mbledhur të dhëna për këtë rast.
Ka shkrepur 15 plumba në gruan rreth 13 vjet më të re, Armendën, me të cilën po jetonte tash e sa kohë në Zvicër. Bajram Veliaj, 61-vjeçar nga Prizreni, dyshohet se kreu vrasjen e rëndë mbrëmjen e gjashtë gushtit të këtij viti. Motivi i kësaj ngjarjeje ende nuk dihet. Anis e çifti para disa javëve kishin pasur disa probleme të zakonshme bashkëshortore të cilat nuk lidheshin me tradhti. Në anën tjetër, Prokuroria po i vazhdon hetimet rreth këtij rasti. I dyshuari gjendet në paraburgim. Ai ende nuk është intervistuar nga ana e organeve të hetuesisë.
Ndërkohë familja e viktimës po kërkojnë burgim të përjetshëm për të dyshuarin për vrasje.
Në një deklaratë për Gazetën Express, pala mbrojtëse e familjes Hoti, avokati Arianit Koci ka deklaruar se në bazë të provave që ai ka, del të jetë se vrasja u krye me paramendim.
“Në cilësinë e përfaqësuesit të palëve të dëmtuara kam filluar me analizën e provave dhe dëshmive lidhur me vrasjen makabër të së ndjerës Armenda. Te gjitha provat tregojnë që vrasja ka qenë e paramenduar, e planifikuar mirë, dhe se e njëjta, vrasja pra, është kryer në mënyrën më mizore të mundshme”, ka deklaruar avokati Arianit Koci i cili është palë mbrojtëse e familjes së dëmtuar.
“Për shkak të mizorisë ekstreme dhe paramendimit, kjo vrasje është kualifikuar si vrasje e rëndë, dhe kryesi i veprës e meriton dënimin me burgim të përjetshëm”, deklaron tutje Koci.
Ai thekson se ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje të rëndë. Mirëpo zënkat e as vrasja e çiftit, sipas tij, nuk kanë pasur të bëjnë me tradhti.
“Ende nuk dihet motivi, por sipas informatave të para, nuk është në pyetje tradhtia bashkëshortore. Me këtë rast, drejtësia duhet të dërgojë porosi të qartë: Vrasësit e grave të dënohen ashpër”, thotë Koci.
E ndërkohë, nga Prokuroria e shtetit po deklarojnë se po i vazhdojnë hetimet lidhur me këtë rast. Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, tha për Gazetën Express të dielën se janë në fazën e grumbullimit të provave. Ata kanë kërkuar që të kryhen edhe disa ekzaminime. Ndërkohë ende nuk janë intervistuar i dyshuari si dhe dëshmitarët e tjerë për këtë ngjarje.
“Ne ende jemi në fazën e grumbullimit të provave. Ende nuk janë intervistuar i dyshuari e as dëshmitarët. Po shpresojmë që në javën që vjen do të intervistohen. Ndërkohë jemi duke i pritur edhe disa prova shtesë. Raporti i autopsisë i bërë në trupin e viktimës pritet që javën të vijë tek ne”, deklaron prokurorja Gashi.
Në anën tjetër pala mbrojtëse e të dyshuarit për vrasjen, avokati, Orhan Rekathati tha se klienti i tij e ka pranuar veprën për të cilën ka thënë se ndihet i penduar.
“Ai e pranoi që e ka kryer vrasjen. Do të vazhdojnë hetimet ma tutje. Ai (Bajram Velija), deklaroi se gjithçka ka ndodhur aty për aty. Nuk kanë pasur diçka konflikte bashkëshortore. Nuk ka pas ndonjë motiv për hakmarrje ose diçka tjetër. Me moral ajo ka qenë në çdo pikëpamje mirë, nuk ka tradhtua. Vetëm pakënaqësi bashkëshortore”, thotë avokati.
Tutje, avokati Rekathati, deklaron se klienti i tij i ka thënë se asnjëherë nuk kishte ushtruar dhunë mbi gruan e tij tashmë të ndjerë dhe se fjalosja kishte qenë momentale.
Ndërkaq, Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të pandehurit me iniciale B.V. nga Prizreni, që vrau gruan e tij Armenda Aliun.
“Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasja e rëndë nga neni 173 par.1.pika 1.3. të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 07.08.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 06.09.2019”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
KQZ miraton numrin e kandidatëve për 11 majin: 46 mandate janë në listë të mbyllur
Ahmeti: Miratimi i Ligjit për Fëmijët është antikushtetues dhe kundër Marrëveshjes së Ohrit
Inspektorati Shëndetësor kërkon procedurë disiplinore pas vdekjes së binjakëve të sapolindur dhe mbikëqyrje profesionale në spitalin e Prilepit
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
Daut Haradinaj: Kosova nuk mund të presë më për NATO, duhet të veprojmë tani
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!