LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Turizmit takon spanjollët që u sulmuan në Qeparo, tregon se çfarë i tha përfaqësuesi i familjes për shqiptarët

Ministri i Turizmit takon spanjollët që u sulmuan në Qeparo, tregon se çfarë i tha përfaqësuesi i familjes për shqiptarët

Me një buqetë lulesh në duar, ministri i Turizmit, Blendi Klosi, ka takuar nga afër familjen spanjolle që u dhunua dje nga pronari i një lokali në Qeparo të Himarës.

Familja Galdon përjetoi një eksperiencë të tmerrshme në Shqipëri, por ashtu siç është shprehur edhe ministri, kjo sjellje nuk është në traditën shqiptare të mikpritjes.


E njëjta gjë i është thënë Klosit edhe nga përfaqësuesi i familjes spanjolle.

Turistët rrëfejnë përvojat e tyre në restorantin e pronarit që sulmoi turistët spanjollë: "Njeri i keq, pronar kriminel"
Lexo po ashtu Turistët rrëfejnë përvojat e tyre në restorantin e pronarit që sulmoi turistët spanjollë: "Njeri i keq, pronar kriminel"

“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të qeverisë”, shkruan Klosi.

Lidhur me ngjarjen, policia ka arrestuar pronarin M.K., 51 vjeç, i cili akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori