LAJMI I FUNDIT:

Turistët rrëfejnë përvojat e tyre në restorantin e pronarit që sulmoi turistët spanjollë: “Njeri i keq, pronar kriminel”

Turistët rrëfejnë përvojat e tyre në restorantin e pronarit që sulmoi turistët spanjollë: “Njeri i keq, pronar kriminel”

Sulmi që Mihal Kokëdhima u ka bërë turistëve spanjollë që kishin ardhur në plazhin e Vlorës, ka tronditur opinionin shqiptar.

Restoranti që Kokëdhima e ka në pronësi, nuk del të jetë i pëlqyer nga turistët dhe vizitorët.


Google është një nga platformat që vlerëson cilësinë e restoranteve dhe hoteleve. E bazuar kryesisht në përshtypjet e turistëve që i frekuentojnë bizneset, nëpërmjet Google mund të konfirmosh nëse ia vlen ose jo të hysh aty.

2.7 është vlerësimi për restorantit i Kokëdhimes, ‘Panorma’ në Google nga 5 që është maksimali. Krahasuar me biznese të ngjashme në zonë, ky vlerësim është shumë i ulët, ndërkohë që komentet tregojnë sjelljen e pronarit me turistët.

Publikohen pamjet kur Mihal Kokëdhima në Himarë terrorizon turistët spanjollë mbi xhamin e furgonit në ecje
Lexo po ashtu Publikohen pamjet kur Mihal Kokëdhima në Himarë terrorizon turistët spanjollë mbi xhamin e furgonit në ecje

“Përvojë e tmerrshme. Çmimet janë jashtëzakonisht të larta dhe kamerierët do të përpiqen t’ju mashtrojnë duke përfshirë artikujt e pakontrolluar në faturën tuaj”, është një koment i lënë dy vite më parë nga një turist.

“Njeri i keq, pronar kriminel. Policia merr shumë telefonata nga klientë që zihen me pronarin. Mos shkoni atje”, shkruan një tjetër turistë përpara 11 muajsh.

“Pronar jo-miqësor. Më mirë shkoni në një vend tjetër”, shkruan një turist i huaj përpara një viti.

Përfaqësuesi i familjes spanjolle pas incidentit në Himarë: Ne do të kthehemi përsëri në Shqipëri për ta njohur më mirë vendin
Lexo po ashtu Përfaqësuesi i familjes spanjolle pas incidentit në Himarë: Ne do të kthehemi përsëri në Shqipëri për ta njohur më mirë vendin

Komente të ngjashme janë me dhjetëra në faqen e ‘Panoramës’ në Google dhe bëhen jo vetëm nga turistë shqiptarë, por edhe gjermanë e italianë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori