Është siguruar një video ekskluzive të momentit kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në ‘Porto Palermo’ të Himarës, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.
Turistët brenda furgonit janë të tmerruar. Automjeti drejtohet nga një shofer shqiptar, edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtarë janë shqiptarë, ndërsa në furgon dëgjohen të flasin të frikësuar edhe turistët spanjollë.
Ata kanë njoftuar policinë, ndërsa nga sa dëgjohet në videon ekskluzive, ata janë nisur nga ‘Porto Palermo’, ndodhen pranë Qeparosë, dhe do të shkonin deri në Sarandë në stacionin e policisë për ta dorëzuar aty.
Por rruga bëhet e vështirë. Turistët dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë, edhe ai vet kërkon që makina të ndalojë pasi nuk ka më forcë të qëndrojë mbi xham teksa furgoni është në ecje. Por edhe pasi ndalon dhe zbret nga xhami i përparmë i automjetit, Mihal Kokëdhima kërkon të hapë derën e furgonit dhe t’i sulmojë sërish turistët, raporton Report TV.
Në atë moment në rrugë shihet teksa kalon edhe një furgon policie.
Ndërkohë, nga sa dëgjohet nga çfarë thonë shqiptarët, turistët spanjollë nuk donin të hanin ushqimin e porositur në restorantin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo për shkak të shërbimit të keq, por pronari i është sulur duke i ofenduar dhe i ka ndjekur edhe pasi ata janë larguar me furgon, duke ju hedhur mbi xham.
Shqiptarët dëgjohen të thonë se pas tyre është edhe një tjetër automjet që po i ndjek, ndërsa thonë se kishin edhe armë të ftohta. Mihal Kokëdhima tashmë është i arrestuar nga policia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kosova mbështetet në udhëheqjen e SHBA-ve", Osmani tregon se çfarë i tha Donlad Trumpit në Paris
Aeroplani qeveritar ka defekt që nga 3 dhjetori, riparohet me pjesë të përdorura sepse më nuk prodhohen të reja për serinë “LearJet 60”
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Thaçi nuk komenton akuzat e reja, përmend zgjedhjet: Nuk paraqes rrezik politik për askënd
Fadil Fazliu del para gjykatës, deklarohet i pafajshëm
Vdiq pas aktit seksual në makinë, telefoni zbardhi detaje të ngjarjes në Korçë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?