Edhe pse në media është raportuar se ndaj Milan Radoiçiq, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviq, është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar, një i tillë nuk është lëshuar asnjëherë ndaj Milan Radoiçiq.
Lideri i iniciativës qytetare SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë mëngjesin e 11 janarit të vitit 2018 në veri të Mitrovicës.
Ndonëse në media ishte raportuar se tanimë është lëshuar fletë arrest ndërkombëtar, pranimin e kërkesës për fletë arrest ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiq e ka mohuar vetë autoriteti zbatues në këtë rast, përkatësisht Policia e Kosovës.
Po ashtu, burime të “Betimi për Drejtësi” brenda UNMIK-ut, si organ kompetent për të futur në sistemin e Interpol-it, fletë arrestet ndërkombëtare për Republikën e Kosovës, kanë thënë se asnjëherë nuk kanë pranuar kërkesë nga autoritetet Kosovare për lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar kundër Radoiçiq.
Në një përgjigje Policia e Kosovës thotë se një kërkesë e tillë nuk është pranuar ende në Policinë e Kosovës.
“Lidhur me kërkesën tuaj për trajtimin e çështjes ne fjalë ju lutemi ti adresoheni autoritetit kompetent, përderisa ju njoftojmë se Drejtoria kompetente e PK-së deri në këtë datë, nuk ka pranuar kërkesën për lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj personit në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Policisë së Kosovës dhënë për “Betimi për Drejtësi”.
Por edhe pse Policia e Kosovës ka thënë se ky institucion nuk ka pranuar kërkesë për fletrreshtim ndërkombëtar, zyrtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në një përgjigje për “Betimi për Drejtësi”, kanë thënë se më 3 korrik 2019, gjyqtari i procedurës paraprake e ka lëshuar letër rreshtimin qendror dhe ka dërguar kërkesën për lëshimin e fletë-arrestit ndërkombëtar tek Ministria e Drejtësisë.
“Me aktvendimin e kësaj gjykate PPR.KR.nr.362/18 të datës 18.01.2019 është lëshuar urdhër arresti ndaj të pandehurit M.R. Me datë 03.07.2019, gjyqtari i procedurës paraprake ka parashtruar kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, për urdhërimin e letër rreshtimin qendror dhe ndërkombëtarë kundër të pandehurit në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Mirlinda Gashit, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Betimi për Drejtësi”, më 2 gusht 2019 ka bërë kërkesë për informata edhe në Ministrinë e Drejtësisë se si ka vepruar ky institucion lidhur me procedimin e këtij rasti por edhe pse kanë kaluar mbi 10 ditë nga kjo kërkesë Ministria e Drejtësisë akoma nuk është përgjigjur.
Me urdhër të PSRK-s, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda, si dhe në mbështetje të njësive tjera speciale policore, me 23 nëntor 2018 kanë realizuar një aksion në veri të Mitrovicës, ku janë arrestuar katër persona të dyshimtë se janë të përfshirë në vrasjen e liderit të SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanoviqit. Gjatë këtij aksioni, Policia e Kosovës ishte në kërkim edhe të dyshuarit Milan Radojqiq, i cili nuk ishte gjendur në vendqëndrimin e tij.
Katër të dyshuarit e arrestuar gjatë aksionit të 23 nëntorit të vitit të kaluar po mbahen në paraburgim sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Lideri i iniciativës qytetare SDP-së në Kosovë, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë mëngjesin e 11 janarit të këtij viti në veri të Mitrovicës.
Fillimisht, kjo lëndë ka qenë duke u hetuar nga dy prokurorë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, por më vonë, kjo lëndë ishte dërguar në kompetencë në PSRK.
Një muaj pas vrasjes së Ivanoviq, Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kishte arrestuar Zarko Jankoviq dhe Dragica Markoviq si të dyshuar për “manipulim me prova” në këtë rast.
Dy policët Zarko Jankoviq dhe Dragica Markoviq, dyshohet se kanë larguar një gëzhojë nga vendi i ngjarjes ku ishte vrarë Oliver Ivanoviq dhe të njëjtën nuk e kanë dorëzuar bashkë me provat e tjera.
Ndaj Jankoviqit dhe Markoviqit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte bërë kërkesë për caktimin e paraburgim.
Por, kjo kërkesë ishte refuzuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, vendim të cilin e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit, duke lënë në liri dy të dyshuarit në këtë rast.
Ndryshe, Milan Radoiçiq ishte takuar në zyrën e Kryeministrit Haradinaj dhe vazhdimisht liderët e partive politike kanë bërë akuza të ndërsjella mes vete për lidhjet e tyre me Radoiçiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak