LAJMI I FUNDIT:

“Spidermani” francez, ngjitet në një qiellgërvishtës në Hong-Kong, vendos banderolën për paqe

“Spidermani” francez, ngjitet në një qiellgërvishtës në Hong-Kong, vendos banderolën për paqe

“Spidermani” francez, siç njihet ndryshe Alain Robert, i është ngjitur një qiellgërvishtësi në Hong Kong të premten, duke mbajtur një banderolë për paqen, ndërsa qendra e madhe financiare është përfshirë nga protestat e pandalshme.

Aventurieri 57 vjeçar, që është i specializuar në ngjitjen e ndërtesave të larta, u kacavor nëpër ndërtesën 68 katëshe në qendër të lagjes financiare të Hong Kongut, në kushtet e një moti të nxehtë dhe të lagësht.

Gjatë ngjitjes, ai mbante edhe një banderolë në të cilën shiheshin flamujt e Hong Kongut dhe kinës si edhe dy duar që shtrëngoheshin. Para ngjitjes, ai dha një deklaratë për shtyp në të cilën nënvizoi se mesazhi i këtij akti të tij, ishte të bënte një apel urgjent për paqe dhe konsultime mes popullit të Hong Kongut dhe qeverisë së tyre.


“Ndoshta ajo që unë do të bëj mund të zbusë temperaturën dhe ndoshta edhe të kthejë buzëqeshjen. Kjo është ajo që unë shpresoj”, tha Robert.

Por shumëkush nuk është impresionuar shumë nga kjo. Do vërtetë që ne të shtrëngojmë duart me kasapë dhe diktatorë? Shkruante në twitter një disident kinez. Kjo tregon se shumë të huaj nuk kuptojnë asgjë- shkruanin të tjerë. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori