LAJMI I FUNDIT:

Një person në Kamenicë e dërgoi lopën e ngordhur në thertore

Një person në Kamenicë e dërgoi lopën e ngordhur në thertore

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se përmes rrugëve operative është njoftuar se një person në Kamenicë, ka transportuar një kafshë (lopë) të ngordhur tek një person i cili bën therjen e kafshëve, dhe që mishi i lopës të ngordhur nuk guxon të përdoret për konsum.

“Me 14 gusht 2019, rreth orës 23:44 policia e Kosovës në Kamenicë, përmes rrugëve operative është njoftuar se në një kamionët ngjyre e kuqe me tabela vendore, dyshohet se është duke u transportuar një kafshe-Lope e ngordhur dhe është duke shkuar në drejtim të fshatit Novoselë, komuna Kamenicë. Patrulla policore ka arrite ta gjej lokacionin dhe ne vend ngjarje ka takuar te dyshuarin S. Xh. Shqiptar shtetas i Kosovës (1979) i cili dyshohet se kishte dërguar kafshën e ngordhur (Lopën) tek personi F. B. i cili bënë therjen e kafshëve. Ne vendin e ngjarjes ka dale inspektori i veterinarisë, sipas te cilit mishi i kësaj kafshe nuk guxon te përdoret për konsum dhe kafsha duhet te groposet”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Me 15 gusht 2019 pas veprimeve Policore shtesë në lidhje me rastin njësia e hetimeve nga Stacioni Policor Kamenicë në bashkëpunim inspektorët e AVUK-ut dhe Prokurorin e shtetit nga të gjeturat e rastit dhe veprimet shtesë rasti ri kualifikohet, nga “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” në vepër penale si, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor sipas nenit 261 të KPRK-së”.


Rasti është duke u hetuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë

Lajme

"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false

Lajme
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin

Lajme
Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Simiq: Me pëlqimin e Radoiçiqit kemi mbështetur kërkesat e Kusari-Lilës

Politikë
Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Hoxha për audio-incizimin e Kusarit me Radoiçiqin: Duhet të japë dorëheqje

Lajme
Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Pamje të rënda: Një vajzë sulmohet nga qentë endacakë brenda oborrit të QKUK-së

Lajme
Kalo në kategori