Si t’i lani frutat dhe perimet në mënyrë që të largoni çdo pesticid e mbetje toksike
Blerja e ushqimeve organike ju mbron nga produktet me pesticide, por jo se i eliminon tërësisht ato
Mbetjet e pesticideve janë vënë re në 11 për qind të mostrave të të mbjellave organike, si pasojë e përdorimit aksidental ose abuziv, kontaminimit nga fushat fqinje joorganike, ose nga prania e vazhdueshme e insekticideve në tokë.
Në treg gjenden shumë produkte komerciale për larjen e frutave dhe perimeve, që pretendojnë largimin e pesticideve.
Shumica e këtyre pajisjeve janë testuar dhe kanë qenë thjesht humbje parash. Për shembull, kompania “Procter & Gamble” kishte një produkt që pretendonte se ishte vërtetuar të ishte 98% më efektiv se uji, për largimin e pesticideve. Megjithatë, kur u testua, nuk bënte asgjë më shumë se uji i çezmës.
Shpëlarja e produkteve në ujë të rrjedhshëm në përgjithësi, heq më pak se gjysmën e mbetjeve pesticide.
Një mënyrë efektive është shpëlarja me acid acetik me përqendrim 5 për qind, me fjalë të tjera, me uthull të bardhë, e cila heq pjesën më të madhe të mbetjeve pesticide.
Por do të ishte e kushtueshme që të bliheshin gjithë ato litra uthull, vetëm për të larë frutat dhe perimet, shkruan Living. Fatkeqësisht, shpëlarja me uthull është vetëm pak më tepër efektive se shpëlarja me ujë të rrjedhshëm.
Fatmirësisht, ekziston një zgjidhje që është edhe e lirë edhe efikase: uji me kripë.
Një shpëlarje me ujë me kripë me përqendrim 10 për qind është po aq efektive sa dhe uthulla.
Që të përgatisni vetë ujin e shpëlarjes së pesticideve, shtoni ujë dhe kripë në raportin 1 me 9.
Thjesht sigurohuni që ta shpëlani mirë kripën nga perimet dhe frutat, përpara se t’i konsumoni ato. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës