LAJMI I FUNDIT:

CIVIL: Shteti dhe shoqëria nuk guxojnë t’i anashkalojnë të drejtat e fëmijëve

CIVIL: Shteti dhe shoqëria nuk guxojnë t’i anashkalojnë të drejtat e fëmijëve

CIVIL – Qendra për Liri nëpërmjet një njoftimi alarmon dhe përkujton se ngjarjet aktuale politike ditore në vendin, nuk duhet dhe nuk guxojnë të jenë arsyetim për mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Tragjedia e fundit në të cilën e humbi jetën një djalosh 17 vjeç, i cili ishte i vrarë nga një moshatar, është përkujtim për të qelburit e shoqërisë në të cilën jetojmë”, thonë nga CIVIL – Qendra për Liri, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, shoqëria jonë nuk guxon t’i harrojë të drejtat e njeriut, në veçanti nuk guxon të lejojë ti anashkalojë të drejtat e fëmijëve.


“Shteti, shoqëria, institucionet, mediat dhe prindërit kanë obligim të punojnë bashkë dhe të sigurojnë kushte maksimale për zhvillim dhe jetë dinjitoze, të shëndoshë dhe të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë|, thuhet në kumtesën e CIVIL.

ata shtojnë se fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të zhvillohen në shoqëri në të cilën kultivohet respekti i ndërsjellë, të mësojnë se jeta nuk ka çmim, se askush nuk guxon as të mendojë t’ia marrë jetën tjetrit. Prindërit, institucionet, personat publikë, të gjithë së bashku kanë detyrë që me veprime personale, për çdo ditë t’u japin shembuj pozitivë fëmijëve dhe të rinjve.

“Askush nuk guxon t’i ik përgjegjësisë, por, të fillojë, secili me mundësitë e veta dhe ingerencat, të ndërtojë kushte të shëndosha për jetën dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori