LAJMI I FUNDIT:

Aktakuzë ndaj një kumanovari për zjarrvënie dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Aktakuzë ndaj një kumanovari për zjarrvënie dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka ngritur aktakuzë ndaj kumanovarit D.Q (71), për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Siç njoftojnë nga MPB, kumanovari dyshohet për zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Më 05.08.2019 rreth orës 11:00 në zonën e fshatit Orashac, tek vendi i quajtur “Kosmatica”, i dyshuari në një pjesë të tokës së tij ka ndezur zjarr, ndërsa më pas është kapluar edhe hapësirë tjetër prej 15 hektarëve” thonë nga MPB./Telegrafi/