Rrjeti i Grave të Kosovës është njoftuar për masën skandaloze, të shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë kundrejt të dyshuarit për veprën penale trafikim me njerëz, e kryer në vitin 2012 në komunën e Istogut. Rasti në fjalë i raportuar ka të bëjë me një dyshim të trafikimit me qenie njerëzore, mbajtje në skllavëri dhe dhunim.
RrGK nëpërmjet një komunikate ka shprehur indinjatën e thellë kundrejt një mase të tillë, duke e konsideruar jo adekuat vendimin e gjykatës ndaj të dyshuarit Q.A dhe bashkautorëve të tij, për veprën e raportuar.
“Sipas Nenit 183 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet kur ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes së te pandehurit, masat më të buta për sigurimin e pranisë së një personi të tillë dhe parandalimin e përsëritjes së veprës penale janë të pamjaftueshme. RrGK insiston që masa që do duhej të ishte shqiptuar menjëherë ka qenë paraburgimi, duke pasur parasysh se i pandehuri Q.A ka refuzuar disa herë të marrë pjesë në shqyrtime gjyqësore me arsyetimin se gjendet në botën e jashtme. Ai është sjellë në procedure gjyqësore me anë të lëshimit të letër rreshtimit vendor nga autoritetet Kosovare. Gjithashtu, Neni 187, Paragrafi 1.2.3. thekson se paraburgimi mund të shqiptohet edhe në rastet kur: pesha e veprës penale, mënyra ose rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, karakteristikat e tij personale, sjellja e mëparshme, ambienti dhe kushtet nën të cilat ai jeton ose ndonjë rrethanë tjetër per sonale tregojnë rrezikun se ai mund ta përsërisë veprën penale, ta përfundojë veprën e tentuar penale ose ta kryejë veprën penale për të cilën është kanosur ta kryej.”, thuhet në komunikatë.
RrGK shpreh shqetësimin se një kulturë e tillë e trajtimit jo të denjë të rasteve të dyshuara të trafikimit njerëzor është një inkurajim i mëtutjeshëm për autorët e këtyre veprave penale. Kjo sepse ata nuk po marrin ndëshkimin meritor në përputhshmëri me masat e parapara ligjore. Andaj, apelojmë që gjykata e Apelit të shpallë masën e paraburgimit, deri në shqyrtimin final dhe zbardhjen e rastit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze