Poezi nga: Tristan Tzara
Përktheu: Dionis Bubani
Era qan dhimbshëm me trishtimin e një jetimoreje
Eja pranë meje si një varkë mes kallamishtave
Shtroji fjalët si krevatet e bardha në infermjeri
Sepse atje mund të lotosh i pashqetësuar, atje kundërmon ftoj dhe pisha.
Folmë për vise të largëta
Për njerëz guximtarë
Për ishullin me papagaj
Shpirti im është gazmor dhe i habitur
Si një mik i kthyer nga spitali.
Në zërin tënd janë gra të plakura të mira
Krahu yt më rend në gji si një përrua,
Më pëlqejnë kafshët shtëpiake
Që prehen në shpirtin tënd.
Në urë dikush rri i përkulur, i fishkëllen erës i shkujdesur
Tek ne është ngrohtë dhe jemi të gëzuar sikur në stan lindin qingja
Përrallën tënde e zë gjumi sikur foshnja përkund një elefant prej leshi
Tek ne ka qetësi kur pijnë ujë kuajt.
Kalojnë rrugës, në rradhë të gjata vajza konvikti
Dhe në çdo vështrim struket një vatër prindërore
Me tavolina të mira me motra më të vogla
Me vazo lulesh në dritare.
Ftohen korridoret kur bie mbrëmja
Si një gjarpër shumë i gjatë duke zvarritur bishtin mbi gurë
Liqeni është i qepur me pe
Të mbyturit dalin në sipërfaqe-rosat largohen.
Tek komshinjtë, prindi e puth çupën, i shkujdesur
I bën moralin e ndarjes
Balta është mbyllur si portat e manastirit
Frymëmarja e rënduar e rau veten i trembi – bretoksat kanë pushuar një çast.
Po shkoj të takohem me një poet të trishtuar dhe të patalentuar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar