Fëmija juaj ka krupë gjatë udhëtimit me veturë? Harroni tabletat, ky është ilaçi natyral
Fëmijët më të ndjeshëm janë deri në moshën 12 vjeç dhe femrat, të cilat më shpesh se meshkujt e kanë këtë problem
Udhëtimet e gjata për ata që kanë prirje të vuajnë nga pështjellët në stomak gjatë vozitjes mund të jetë stres goxha i madh dhe përvojë e pakëndshme, transmeton Telegrafi.
Nervozizmi, marramendja, vjellja, ndjenja e krupës në lukth mund të prishin çdo udhëtim, mirëpo falë preparateve natyrale dhe preparateve të tjera ato efekte anësore mund të pengohen.
Shumica e prindërve nuk dëshirojnë që fëmijët t’u ekspozohen ilaçeve “të panevojshme” nga mosha e hershme, andaj përdorin metoda alternative, ndërkaq kur është fjala për krupën më së miri është të përdoret xhenxhefili.
Pritni pak rrënjë xhenxhefili të freskët dhe hani një gram, rreth gjysmë lugë kafeje, tri orë para udhëtimit.
Po ashtu mund t’ju ndihmojë nëse qitni dy pika vaj eterik xhenxhefili apo eukaliptusi në një fasoletë dhe herë pas here i ofroni te hunda gjatë udhëtimit me veturë.
Mbani sytë hapur dhe vini syze dielli, patjetër shmangni leximin dhe uluni në drejtim të lëvizjes së veturës.
Do t’ju ndihmojë edhe të shikoni në një pikë, saktësisht, të jeni të përqendruar dhe të mos bëni lëvizje të vrullshme me kokë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur