LAJMI I FUNDIT:

Ushtria kineze kujton se është vetëm “dhjetë minuta larg nga Hong Kongu”

Ushtria kineze kujton se është vetëm “dhjetë minuta larg nga Hong Kongu”

Komente kundërthënëse dhe interpretime të ndryshme kanë qarkulluar lidhur me shqetësimet se ushtria kineze mund të dërgojë forca për të kontrolluar turmat e protestuesve në Hong Kong.

Tre zyrtarë të policisë së Hong Kongut shprehen se nuk kanë marrë sinjale për plane të ushtrisë kineze për t’iu bashkuar forcave policore, por shtojnë se nuk janë të sigurtë që do të njoftoheshin paraprakisht nëse ka plane të tilla. Zyrtarët folën për median e huaj në kushte anonimiteti.


Fotografi satelitore të mbledhura të hënën kanë kapur imazhe që po interpretohen si automjete ushtarake të blinduara që po transportojnë forca special kineze. Imazhet tregojnë makinat e parkuara në një kompleks sportiv në një qytet në kufi me Hong Kongun.

Vetë ushtria kineze lëshoi një foto me një kërcënim të qartë: “Duhen dhjetë minuta për të arritur Hong Kongun nga Stadiumi Chunjian afër Gjirit të Shenzhen dhe ndodhet 56 km larg”.

Policia në Hong Kong këmbëngul se është në gjendje të përballojë situatën që po precipiton në kaos më të thellë nga dita në ditë dhe është shoqëruar kohët e fundit me akte dhune.

Ditët e fundit zyrtarë të ndryshëm kinezë kanë bërë paralajmërime se Pekini nuk do të rrijë duarkryq nëse situata në Hong Kong keqësohet.

Amabsadori kinez në Britani tha të enjten se ekstremistë të fshehur nën petukun e protestuesve pro-demokracisë po e çojnë Hong Kongun në rrugë të rrezikshme. Ambasadori Liu Xiaoming tha se qeveria e Pekinit nuk do të rrijë duarkryq dhe se “Kina zotëron zgjidhje dhe fuqi të mjaftueshme brenda Ligjit Bazë për t’i shuar me shpejtësi trazirat”. /oranews/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

“Mos ia lejoni vetvetes këtë”, për çfarë pendohen më së shumti njerëzit para se të vdesin

Botë
Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Kinezja përdori embrionet e ngrira pas vdekjes së të dashurit - më pas kërkoi hise nga pasuria e tij, por mbeti duarthatë

Azia
Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Duke përdorur Google Maps, zbardhet rasti i çuditshëm në Belgjikë - kjo foto zbuloi fatin e trishtueshëm të një gruaje të moshuar

Evropa
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Kalo në kategori