LAJMI I FUNDIT:

Shkup, prej treqind deri në katërqind thirrje në ditë në Ndihmën e Shpejtë

Shkup, prej treqind deri në katërqind thirrje në ditë në Ndihmën e Shpejtë

Prej treqind deri katërqind thirrje në dite ka në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë në Shkup. Margarita Trupunovska që udhëheq me Ndihmën e Shpejtë në Shkup tha se në ditë ka prej 100 deri 120 intervenime.

Ajo sqaroi se qytetarët që nuk ndjehen mirë për shkak të temperaturave të larta kanë ndryshime kardiovaskulare, kokëdhimbje, tension të lartë, tension të ulët, vjellje etj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Truponovska sqaroi se intervenojnë edhe tek aksidentet në komunikacion dhe rrahjet fizike që janë më të shpeshta.


“Qytetarët duhet mbajnë tesha të lehta, të kenë kujdes në ushqim i cili duhet të jetë i freskët, të pinë më shumë lëngje, të shmangin qëndrimi në hapësira të hapura nga ora 10 deri në ora 17:00. Të sëmurët kronik në kohë duhet ta marrin terapinë’, tha mes tjerash Tripunovska./Telegrafi/