Pakistani bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas vendimit të Indisë për të shfuqizuar autonominë e Kashmirit, që administrohet prej saj.
Islamabadi thotë se kjo masë kërcënon paqen ndërkombëtare dhe mund të çojë në spastrim etnik dhe gjenocid në rajonin me shumicë myslimane.
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, do të kalojë 14 Gushtin – Ditën e Pavarësisë së vendit – në Kashmirin e administruar nga Pakistani. Zyra e kryeministrit tha se disa ministra do të shoqërojnë Khan në Muzaffarabad dhe do të zhvillojnë një “konferencë të të gjitha palëve” atje.
Qeveria e udhëhequr nga nacionalistët Hindu në Indi më 5 gusht njoftoi se ka revokuar statusin e veçantë kushtetues të Kashmirit dhe vendosi rajonin me shumicë myslimane nën një bllokim nga forcat e sigurisë duke ndërprerë rrjetin e telefonisë mobile, fikse dhe internetin.
Në një fjalim, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se masa do të lejojë që Nju Delhi të heqë qafe rajonin e “terrorizmit dhe separatizmit”.
Ministri i Jashtëm i Pakistanit, Shah Mahmood Qureshi në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit, dënoi “veprimet agresive të fundit” nga qeveria e udhëhequr nga nacionalistët Hindu të Indisë, duke thënë se ata “dëmtojnë me dashje statusin e kontestuar ndërkombëtarisht të Jammu dhe Kashmir”.
Qureshi akuzoi gjithashtu Indinë për zbatimin e një “ideologjie raciste” që synon ta kthejë Kashmirin nga një shumicë myslimane në një territor me shumicë hindu.
Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz, i cili mban presidencën e Këshillit të Sigurimit këtë muaj, tha se anëtarët do të shqyrtonin kërkesën e Pakistanit.
Ai tha se “marrëdhëniet e tensionuara midis Indisë dhe Pakistanit ndikojnë negativisht në të gjithë rajonin e Azisë së Jugut”.
Rajoni i Kashmirit pretendohet nga India dhe Pakistani dhe ndahet midis tyre. Rebelët kanë luftuar kundër sundimit të Indisë për dekada dhe shumica e banorëve të Kashmirit duan pavarësi ose bashkim me Pakistanin.
Fuqitë bërthamore, India dhe Pakistani, kanë zhvilluar dy luftëra dhe një konflikt të kufizuar mbi Kashmirin që nga viti 1947.
Tensionet në mes të Islamabadit dhe Nju Delhit janë rritur prej 14 shkurtit, kur një sulm vetëvrasës ka lënë të vdekur të paktën 41 trupa indiane në Kashmirin me shumicë myslimane.
Grupi militaint, Jaish-e-Mohammad (JeM) ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Prej asaj kohë incidentet kanë vazhduar në rajon.
Në muajin mars, Ushtria e Pakistanit ka thënë se forcat ajrore kanë rrëzuar dy aeroplanë të flotës ajrore indiane dhe kanë kapur një pilot më 27 shkurt, në zonën e Kashmirit që administrohet nga Pakistani.
Në muajin prill tre ushtarë pakistanezë u vranë nga sulmet e Indisë në rajon.
Ushtria e Pakistanit tha se disa pjesëtarë të tjerë të saj u plagosën.
Në maj Grupi militant ekstremist, Shteti Islamik (IS) pretendoi se ka krijuar një “provincë” në Indi, pas përleshjeve ndërmjet militantëve dhe forcave të sigurisë, në Kashmir. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj