LAJMI I FUNDIT:

Shikimi i futbollit është aktivitet shumë i mirë për shëndetin

Shikimi i futbollit është aktivitet shumë i mirë për shëndetin

Në një fazë apo tjetër të jetës sonë, me siguri se dikush na ka thënë se shikojmë shumë futboll.

Pas së gjithash, e kemi shumë të lehtë t’i shpenzojmë vikendet para televizorit duke i shikuar ndeshjet më interesante, transmeton Telegrafi.

Pastaj është edhe argumenti që sugjeron se futbolli mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.


Pëllëmbët e djersitura, zemërimi e neveria janë disa prej gjërave që shikuesit e futbollit më së shpeshti i përjetojnë.

Por, këto ‘simptoma’ negative faktikisht nuk janë dëshmuar asnjëherë dhe, një studim i ri shkencor, faktikisht ka konfirmuar se futbolli është i mirë për shëndetin tuaj.

Shkencëtarët, përmes eksperimenteve të ndryshme, kanë zbuluar se rritja e pulsit të zemrës që ndodh gjatë shikimit të futbollit shpie në “stres pozitiv” – pra rezultat i njëjtë që arrihet gjatë një sesioni ushtrimor kardio.

Kështu, ata kanë konstatuar se shikimi i futbollit mund të ketë përfitim pozitiv në shëndet.

Një tjetër efekt është se, kur ekipi i preferuar fiton, fansave të atij ekipi iu zvogëlohet shtypja e gjakut dhe kjo ka efekt pozitiv në disponim për të paktën 24 orë pas fitores. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori