LAJMI I FUNDIT:

SHGM dënon deklaratën e Zaevit dhe kërkon falje publike

SHGM dënon deklaratën e Zaevit dhe kërkon falje publike

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nëpërmjet një kumtesë dënon deklaratën të kryeministrit Zoran Zaev në të cilën ai thotë se nuk do të lejojë ndonjë gazetarë kapriçioz të shkarkojë këtë qeveri nga pushteti.

Fjalimi i tillë që sipas SHGM-së, përmban agresion ndaj gazetarëve nga ana e kryetarit të Qeverisë mund të nxisë dhunë ndaj kolegëve tanë, ndërsa me këtë mund të përkeqësojë sigurinë e tyre dhe të kufizojë lirinë e shprehjes.

“Kërkojmë nga kryetari i Qeverisë Zoran Zaev menjëherë t’u kërkojë falje gazetarëve, para së gjithash kolegut Branko Geroski nëse kjo deklaratë ishte e dedikuar për të dhe në të ardhmen të përmbahet nga diskreditimi i tillë i gazetarëve”, thuhet në njoftimin e SHGM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ata shtojnë se kryeministri Zaev si kryetar i partisë në pushtet duhet të demonstrojë se ka kapacitete të përballohet me kritikën që vjen nga gazetarët, dhe me atë të jep shembull për anëtarët e tjerë të Qeverisë, por edhe për opinionin maqedonas në përgjithësi. Në vend se të llogaritet me gazetarët kritik ai duhet t’i inkurajojë ato në përpjekjet e tyre për të zbuluar keqpërdorimin e pushtetit, ndërsa institucionet duhet të reagojnë.

Zaev: Nuk do të lejoj një ‘peder’, një gazetar i kotë dhe disa kriminelë të rrëzojnë Qeverinë
Lexo po ashtu Zaev: Nuk do të lejoj një ‘peder’, një gazetar i kotë dhe disa kriminelë të rrëzojnë Qeverinë

“Në të njëjtën kohë, në deklaratën e tij, Kryeministri përdori fjalim të papërshtatshëm kundër anëtarëve të komunitetit LGBTI që nuk i takon një politikanit serioz dhe bartës i një posti kaq të lartë. Si gazetarë dhe shoqatë e cila mbron barazinë dhe mos diskriminimin në të gjitha fushat, gjithashtu dënojmë edhe këtë pjesë të deklaratës së Kryeministrit Zaev dhe kërkojmë që ai publikisht të kërkojë falje”, thuhet në njoftimin e SHGM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet

Lajme
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama

Lajme
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës

Politikë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim

Lajme
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit

Drejtësi
Kalo në kategori